Lajme

Pse Shanghai ka bërë një kthesë të fuqishme në qasjen ndaj COVID-19?


Ilustrim

Rreth 25 milionë njerëz në Shangai janë në javën e dytë të një bllokimi të rreptë, pas rritjes së rasteve të variantit Omicron.

Çfarë po ndodh në Shangai?

Njerëzit në qytet janë të kufizuar në shtëpitë e tyre, nga ku shumica duhet të porosisin ushqim dhe ujë, në një kohë që presin nga qeveria t’u shpërndajë perime, mish dhe vezë.

Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë banorë të zemëruar, që ankohen për mungesën e ushqimit dhe furnizimet e pamjaftueshme mjekësore.

Kjo është përvoja e parë e Shangait e një bllokimi në mbarë qytetin. Deri muajin e kaluar, ajo kishte trajtuar shkallët në rritje të infeksionit përmes bllokimeve më të vogla të lokalizuara.

Zakonisht kjo nënkuptonte që komplekset individuale të banimit, ku secili strehonte disa qindra njerëz, u mbyllën – në vend të të gjithë qytetit. Dhe për një kohë, dukej sikur kjo metodë po funksiononte.

Edhe kur numrat e rasteve u rritën në gati 1 mijë e 800 në mars 2021, Shanghai nuk vendosi një bllokim të plotë.

Qyteti Yuzhou, në provincën Henan, mbylli mbi 1.1 milionë njerëz në shtëpi, për shkak të vetëm tri rasteve me COVID-19.

Por, në fund të muajit mars, Shangai filloi të shihte numra të mëdhenj – me më shumë se 2 mijë e 500 raste të regjistruara vetëm në 27 mars.

Qyteti vendosi të shpallte një bllokim me faza, fillimisht në rrethin e tij lindor dhe, më pas, distriktin e tij perëndimor disa ditë më vonë.

Pse Shangai ka ndryshuar nga pjesa tjetër e Kinës deri më tani?

Arsyeja kryesore është rëndësia e saj për ekonominë kineze.

Shanghai ka kontribuar mbi 3% të PBB-së së Kinës dhe përbën mbi 10% të tregtisë totale të Kinës që nga viti 2018.

Aeroportet në Shangai kanë qenë gjithashtu përgjegjës për sjelljen e gati gjysmës së pajisjeve mbrojtëse dhe ilaçeve që i duheshin Kinës në ditët e para të pandemisë, sipas gazetës lokale të lajmeve “Caixin”.

A janë këto masa të mjaftueshme për të trajtuar Omicron-in?

Profesori Martin Hibberd në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, sugjeron se këto masa të ashpra në Shangai mund të mos jenë ende të mjaftueshme për të trajtuar shpërthimin e një varianti shumë të transmetueshëm si Omicron.

Në vend të kësaj, thotë ai, prioriteti më i lartë për të zbutur efektet e COVID-19 duhet të jetë inkurajimi i të gjithëve, “veçanërisht njerëzve të cenueshëm, që të vaksinohen”.

Kur do të lehtësohet bllokimi?

Shanghai tani ka lehtësuar disa kufizime, duke e ndarë qytetin në tre zona – zona e bllokimit, zona e kontrolluar dhe zona paraprake.

Zonat, ku nuk kanë asnjë rast të ri brenda një jave, do të shënohen si “kontroll”, dhe nëse arrijnë dy javë pa asnjë rast të ri, ato do të zbresin më tej në “parandalim”.

Njerëzit në zonat me më pak ose aspak raste do të kenë më shumë liri, si p.sh. të lejohen të lëvizin brenda komplekseve të tyre të banimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore