
I mendojmë insektet si robotike, me thellësi emocionale aq sa mund të ketë guri, por nuk është kështu.
Agjencia e lajmeve, “BBC”, tregon se ka prova në rritje se insektet mund të përjetojnë një gamë të jashtëzakonshme ndjenjash.
Insektet mund të gumëzhijnë nga kënaqësia për surpriza të këndshme, ose të zhyten në depresion kur ndodhin gjëra të këqija që janë jashtë kontrollit të tyre.
Ato mund të jenë optimiste, cinike ose të frikësuara dhe t’i përgjigjen dhimbjes ashtu si çdo gjitar.
Dhe megjithëse askush nuk ka identifikuar ende një mushkonjë nostalgjike, kompleksiteti i dukshëm i ndjenjave të tyre çdo vit po rritet.
Scott Waddell, profesor i neurobiologjisë në Universitetin e Oxford-it, i cili punon me emocionet e insekteve, thekson se disa kërkime kanë zbuluar se mizat e frutave i kushtojnë vëmendje asaj që po bëjnë bashkëmoshatarët dhe janë në gjendje të mësojnë prej tyre.
Mirëpo, si dallohen emocionet e një insekti?
Një imperativ evolucionar
Insektet janë një grup krijesash jo-vertebrore me gjashtë këmbë e me trupa të segmentuar.
Ka më shumë se një milion lloje të ndryshme, duke përfshirë pilivesat, molat, kërpudhat, bletët, mizat, fluturat, madje edhe morrat.
Insektet më të hershme u shfaqën afro 400 milionë vjet më parë.
Fillimisht, kanë sunduar mbi tokë si gjigantë përpara se të evoluonin në grupin e jashtëzakonshëm të artropodëve, nga mizat me bisht të rremë akrepi e deri te tenjat e turbullta që ngjasojnë me qenushët me krahë.
Si rezultat, dallon “BBC”, ato janë jashtëzakonisht të ngjashme me kafshët e tjera, por edhe shumë të ndryshme.
Insektet kanë shumë organe të njëjta si njerëzit. U mungojnë veç mushkëritë dhe stomaku. Dhe në vend që të lidhet me një rrjet enësh gjaku, përmbajtja e trupave të tyre noton në një lloj likuidi, i cili shpërndan ushqimin dhe mbart mbeturinat.
E gjithë pjesa më pas mbyllet në një guaskë të fortë, ekzoskelet, i cili është i bërë nga i njëjti material që përdorin kërpudhat për të ndërtuar trupat e tyre.
Arkitektura e trurit të tyre ndjek një model të ngjashëm. Insektet nuk kanë të njëjtat rajone të trurit si vertebrorët, por kanë zona që kryejnë funksione të ngjashme.
Kështu, ka prova në rritje se strukturat tona paralele nervore fuqizojnë gjithashtu një numër aftësish të përbashkëta njohëse.
Bletët mund të numërojnë deri në katër. Buburrecat kanë jetë të pasur shoqërore dhe formojnë fise që rrinë së bashku dhe komunikojnë. Milingonat mund të krijojnë mjete të reja, të zgjedhin objekte të përshtatshme nga mjedisi i tyre dhe t’i zbatojnë ato në një detyrë që po përpiqen ta kryejnë.
Megjithatë, paçka se truri i insekteve ka evoluar në një rrugë çuditërisht të njohur për ne, ka një ndryshim thelbësor.
Teksa truri i njeriut është aq i zhytur sa që konsumon 20 për qind të energjisë, insektet e kanë ngjeshur mendjen e tyre në pako disa milionë herë më të vogla.
Dhe mënyra se si insektet e kanë menaxhuar këtë është një mister shkencor deri më sot.
Lidhur me emocionet, ato janë ndjesi mendore që zakonisht lidhen me rrethanat, një lloj programi mendor që, kur niset, mund të ndryshojë mënyrën se si ne veprojmë.
Sipas “BBC”, mendohet se emocione të ndryshme janë shfaqur në pika të ndryshme të historisë evolucionare, por në përgjithësi janë shfaqur për të na inkurajuar të sillemi në mënyra që do të përmirësojnë aftësinë për të mbijetuar ose riprodhuar.
Gjithashtu të maksimizojnë trashëgiminë tonë gjenetike.
Geraldine Wright, profesoreshë e entomologjisë në Universitetin e Oxford-it, jep shembullin e urisë, e cila është një gjendje shpirtërore që ju ndihmon të ndryshoni vendimmarrjen në një mënyrë që është e përshtatshme.
Kjo, duke i dhënë përparësi sjelljeve të kërkimit të ushqimit. Gjëra të ngjashme vlejnë edhe për insektet, sipas saj.
Një ide heretike
Kur Waddell nisi kërkimin e tij të parë në vitin 2001, ai kishte një qëllim mjaft të thjeshtë në mendje. Donte të zbulonte nëse mizat janë më të mira për të kujtuar se ku të gjenin ushqim kur nuk kanë ngrënë për një kohë të gjatë.
Si fillim, Waddell zgjodhi me kujdes fjalën “motivim”, në vend të “uri”, për të përshkruar gjendjen shpirtërore të mizave.
Më pas, brenda pak vitesh, studimi i inteligjencës së insekteve u bë dukshëm më në modë dhe krejt papritur termi “motivim” u braktis, me studiuesit që argumentuan se insektet kishin “primitivë emocionalë”, ka treguar Waddell.
Me fjalë të tjera, insektet përjetuan emocione. Diçka që mezi u pranua nga shkencëtarët e tjerë.
Tanimë që sugjerimi se insektet kanë ndjenja është më pak ‘skandaloz’, fusha ka shpërthyer në popullaritet.
Mirëpo, thekson “BBC”, të provosh se një insekt mund të përjetojë një emocion mbetet e ndërlikuar.
Në vitin 2011, së bashku me kolegët nga Universiteti i Newcastle, Wright vendosi t’i hidhte një sy.
Së pari, studiuesit stërvitën një trupë bletësh për të lidhur një lloj arome me një shpërblim me sheqer dhe një tjetër me një lëng të pakëndshëm të mbushur me kininë, kimikatin që i jep ujit tonik shijen e hidhur.
Pastaj, shkencëtarët i ndanë pjesëmarrësit në dy grupe.
Njëra turmë u trondit fuqishëm kurse tjetra u la për të shijuar pijen me sheqer.
Për të zbuluar nëse këto përvoja kishin ndikuar në disponimin e bletëve, Wright i ekspozoi ato ndaj aromave të reja, të paqarta.
Bletët e grupit të dytë, zgjatën pjesën e gojës në pritje për të marrë të njëjtën shije ndërsa ato që ishin mërzitur, kishin më pak gjasa të reagonin në këtë mënyrë.
Në mënyrë intriguese, eksperimenti la të kuptohej se bletët nuk po përjetonin ndonjë formë pesimizmi të huaj dhe të pakuptimtë, por një ndjenjë që mund të mos ishte shumë e ndryshme me tonën.
Ngjashëm si njerëzit që ndihen të acaruar, truri i tyre kishte nivele më të ulëta të dopaminës dhe serotoninës.
Një e vërtetë e pakëndshme
Sidoqoftë, aspekti më i diskutueshëm i jetës së brendshme të insekteve mbetet dhimbja.
“Ka shumë prova për larvat e mizave të frutave që ndjejnë dhimbje mekanike, nëse i shtrëngojmë, ato përpiqen të ikim”, ka thënë Greg Neely, profesor i gjenomikës funksionale në Universitetin e Sydney-t.
Megjithatë, ka edhe prova që vërtet mund të ndiejnë dhimbje sikurse ne. Madje, mund ta përjetojnë atë në mënyrë kronike, shkruan “BBC”.
Një e dhënë bazë për të parën është se, nëse mizat e frutave stërviten që të lidhin një erë të caktuar me diçka të pakëndshme, thjesht do të ikin sa herë që përballen me të.
Ndërkaq, rezultatet më befasuese kanë dalë nga vetë hulumtimi i Neely, i cili ka zbuluar se mizat e lënduara të frutave mund të përjetojnë dhimbje të vazhdueshme, shumë kohë pasi plagët e tyre fizike janë shëruar.
Dhe megjithëse dhimbja nuk është studiuar ende në një shumëllojshmëri të gjerë insektesh, Neely mendon se ka të ngjarë që ajo të jetë e ngjashme për të gjitha llojet.
Një pyetje numrash
I gjithë ky hulumtim ka disa implikime shqetësuese.
Për momentin, insektet janë ndër kafshët më të persekutuara në planet, të vrara në mënyrë rutinore në një numër thuajse të pakuptueshëm.
Megjithëse nuk ka shumë të dhëna për shtrirjen e plotë të insekticidit, numrat janë kaq të mëdhenj sa po jetojmë në një epokë ku insektet po zhduken me një shpejtësi alarmante.
Dhe megjithëse insektet promovohen gjithnjë e më shumë si një alternativë fisnike dhe miqësore me mjedisin ndaj mishit të vertebrorëve, a është kjo në të vërtetë një fitore etike?
Në fund të fundit, duhet të vriten 975 mijë e 225 karkaleca për të marrë të njëjtin vëllim mishi si nga një lopë e vetme.
Ndoshta një arsye pse nuk priremi t’i mendojmë insektet si emocionale është se do të ishte dërrmuese, përmbyll “BBC”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
-
Pretendimi i Vuçeviç-it: “Situata në Kosovë është kërcënimi më i madh për sigurinë”
-
Tentuan të vidhnin me armë një banesë në Prush, shkëmbim zjarri mes 3 autorëve dhe efektivëve
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha