Lajme

Prurjet e jashtëzakonshme në letërsinë e vitit 2021


Ndërsa njerëzit në mbarë globin po luftonin me pandeminë, shumë shkrimtarë shfaqën talentin e tyre.

Autorë të ndryshëm botuan një numër marramendës temash.

Të tilla si: Historia një burri me ngjyrë në industrinë e filmit, një grua amerikane që i’u bashkua rezistencës naziste në Gjermani, shkencëtari Kurt Godel, lëvizja e parë civile, etj.

Autorët më të njohur ishin: Rachel Cusk, Jonathan Franzen, Colm Toibin, Dana Spiotta, Gary Shteyngart Katie Kitamura, Atticus Lish dhe Asali Solomon.

Ja cilat janë disa nga librat e përzgjedhur nga “ The New York Times”.

Reign of terror

Ky libër flet se si epoka e 11 shtatorit destabilizoi Amerikën. Ai i paraqet disa teza dhe dëshmi me një kombinim mbresëlënës të zellit dhe guximit, duke na udhëhequr përgjatë dy dekadave dhe duke treguar se si çdo perspektivë e unitetit kombëtar në përgjigje të 11 shtatorit u përkul nën moskoherencën e luftërave që pasuan.

Traveling Black

Ky libër rrëfen me detaje  lëvizjen e të drejtave të grave.

Jorney of the edge of reason

Jeta e Kurt Godel, nga Stephen Budiansky.

Matematikani Kurt Godel përmbysi supozimet e profesionit të tij me “teoremën e pa plotësisë”, të paraqitur në vitin 1930, kur ai ishte 24 vjeç.

Budiansky sjell një interesim polimatologjik për një njeri, jeta e të cilit u kryqëzua me trazirat politike dhe filozofike të shekullit të 20-të.

The Copenhagen Trilogy

Fëmijëria, adoleshenca, dhe varësia nga lëndët narkotike.

Ky vëllim tre pjesë kujtimesh është portreti i një artisti të vuajtur.

“Ka një cilësi të ekstazës, autohipnozës, në stilin e saj,” shkroi Parul Sehgal.

King Richard

Një tragjedi amerikane, nga Michael Dobbs. Ky libër paraqet një dramë, të personazhit kryesor Dobbs, e cila e kalon jetën në vetmi dhe përballet me shumë vështirësi.

All the frequent troubles of our days

Historia e vërtetë e gruas amerikane e cila i rezistoi nazizmit.

Në një seri esesh të shkurtra, prekëse, ajo eksploron “rrugën e gjatë” deri në 19 qershor 1865, kur u shpall fundi i skllavërisë së legalizuar në Teksas, shteti ku lindi dhe u rrit Gordon-Reed.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore