Lajme

Protestuesit holandezë marshojnë kundër pasaportës së vaksinimit


Protestuesit u mblodhën për të marshuar kundër futjes së certifikatës së vaksinimit në Holandë të shtunën, pasi dëshmia e vaksinimit Covid-19 u bë e detyrueshme për të hyrë në bare, restorante, teatro dhe vende të tjera.

Kërkesa e re për të treguar certifikatën e vaksinimit-ose një test të fundit negativ coronavirus-përkoi me heqjen e pothuajse të gjitha masave të distancimit shoqëror në vend, ku 72% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë vaksine.

Ndërsa, maskat në fytyrë  janë ende të detyrueshme në transportin publik, studentët dhe mësuesit nuk do të duhet të mbajnë maska në shkolla, dhe një rregull për distancimin 1.5 metra në publik u hoq gjithashtu.

Disa qindra protestues u mblodhën në Hagë, selia e qeverisë holandeze, për të marshuar nëpër qendrën e qytetit.

Më shumë se 40 për qind  e pronarëve të bareve dhe restoranteve nuk planifikojnë të kërkojnë nga klientët certifikatën e vaksinimit, tha Koninklijke Horeca Nederland, shoqata e industrisë së mikpritjes në vend, duke cituar një sondazh të anëtarëve të saj.

Gjithashtu bëri me dije se shumë biznese e panë kërkesën si një “mjet politik” që synon të nxisë vaksinimin e popullsisë.

“Nuk është vetëm e pamundur të zbatohet, por do të dëmtojë financiarisht një sektor që sapo ka filluar të rimëkëmbet”, shtoi shoqata në një deklaratë.

Vendimi për të futur lejen gjithashtu tërhoqi kritika nga qeveria e kryeministrit në detyrë Mark Rutte.

Zëvendësministrja e çështjeve ekonomike, Mona Keijzer, tha në një intervistë se : “nëse përfundojmë në një shoqëri ku duhet të kemi frikë nga njëri -tjetri nëse nuk mund të tregojmë prova, atëherë ju me të vërtetë duhet të ‘kruani’ kokën dhe të pyesni veten: ‘A është ky drejtimi që duam të shkojmë?’”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore