Kosova

Protestohet në Graqanicë, kërkohet drejtësi për romin e sulmuar nga policët serbë


Protesta në Graqanicë.

“Drejtësi tani”, “Boll Ma”, “Polica mbron, nuk dhunon”, Opre Roma Kosova ka organizuar protestë kundër dhunës së ushtruar ndaj një pjesëtari të komunitetit rom në Graqanicë për të kërkuar llogari për veprimet e policëve serbë për këtë rast.

Burhan Ibrahimoviç, personi që pretendohet të jetë sulmuar nga zyrtarët policorë serbë, ka rrëfyer në detaje si ndodhi rasti gjatë kësaj proteste.

“Jam lind në Graqanicë, por kam jetuar disa vite në Evropë, pastaj që tre vite jam kthyer sërish në Kosovë. Atë nate që ka ndodhur ky problem me polici ka qenë e shtune. Kam qenë me familje dhe ka pas një ditëlindje, dhe kam pas nevojë të shkoj në tualet, dhe të gjitha banjat brenda në shtëpi kanë qenë të mbyllura dhe kam shkuar në oborr mbrapa, pastaj ka qenë një person më i moshuar, një zonjë ku la filluar të bërtas e të ofendojë, dhe nuk kam ditë më kë po flas, por fjala ka qenë përtace”.

Ai ka thënë se është duke protestuar në drejtësi dhe që e njëjta mos t’i përsëritet askujt më.

“Pas 10 minutave të atij konflikti ku zonja ka thirr Policinë dhe ka ardhur, më kanë marrë dhe më kanë pru në stacion policisë ku më kanë mbajt një orë e gjysmë. Pastaj më kanë dhënë një gjobë, dhe nuk kanë treguar për çfarë arsye është. Pasi kam arrit, lartë qëndronin rreth pesë policë dhe kam pyet pse është gjoba, do e marrë do shkojë tek një avokat në Prishtinë, ku do e fillojë procesin në mënyrë ligjore”.

Ibrahimoviç, ka thënë se pas këtij konflikti policët e kanë dërguar me një dhomë ku filluan të godisnin me grushta.

“Syri ka qenë i ënjtur dhe dhembjen në qafë e ndjej ende. Pastaj, sërish më kanë marrë në paraburgim ku më kanë mbajtur një orë, kam kërkuar ujë, por as nuk dëgjonin. Ka ardhur një mjeke këtu, ku më ka pyetur nëse kam dhimbje, por prej frikës së policit kam thënë nuk kam asgjë”.

“Në mëngjes kur më ka pa e njëjta mjeke është tranuar kur më ka pa për gjendjen. Atë natë (kur ndodhi rasti) kam pi dy gota, por nuk ka qenë diçka shumë. Jam shumë falënderues prej policisë nga Hajvalia, sepse ata janë shumë kooperative, falënderues se ata kanë me marrë procesin dhe do ta sjellin drejtësinë”.

Kurse, Driton Berisha nga Lëvizja Opre Roma Kosova, ka kërkuar nga institucionet përkatëse të ndërmarrin veprime ndaj këtij rasti.

“Burhani e ka shprehur këtë shqetësim, ka pas rrahje brenda Stacionit Policisë, një gjë që ka konfirmuar edhe raporti mjekësor. Jemi më të që të kërkojmë drejtësi duke mbështetur në institucione ligjore që do e përcëllim këtë rast deri në fund, dhe të japin një shembull që mos t’i ndodhë askujt kjo që i ndodhi Burhanit”, tha Berisha.

Pas përfundimit të kërkesa të kësaj organizate, protesta ka përfunduar e qetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore