Lajme

Protestë në Veri – Policia e Kosovës organizohet për ruajtjen e sigurisë publike


Veriu i Kosovës.

Serbët në Veri të Kosovës, kanë thirrur protestë për të hënën që të kundërshtohet vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit për pagesa.

Protesta është thënë se është organizuara nga pensionistë serbë dhe do të nis nga ora 12:00.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Albanian Post se për protestën është marrë leje, derisa si institucion, policia ka bërë përgatitjet e duhura.

“Po, serbët kanë marrë leje për protestën e organizuar. Ne jemi të përgatitur për mbikëqyrjen e kësaj proteste në mënyrë që gjithçka të shkoj sipas procedurave të duhura dhe të ruhet siguria publike”, ka thënë Elshani për AP.

Ndërsa, Lista Serbe u ka kërkuar serbëve që të marrin pjesë masivish.

“Lista Serbe mbështet njoftimin për protestë paqësore të qytetarëve të Mitrovicës e thirrur nga Asociacioni i Bashkuar i Pensionistëve, dhe në të njëjtën kohë i fitojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që të hënën me 12 shkurt në orën 12:00 të marrin pjesë në këtë protestë demokratike të qytetarëve kundër vendimit të regjimit të Prishtinës për të ndaluar dinarin dhe pagesat”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Ata shkruajnë se përveç protestë kundër këtij vendimi, do të dalin për të kundërshtuar edhe “vendimet e njëanshme kundrejt interesit të popullit serb, nga arrestimi i qytetarëve tonë të pafajshëm, militarizimi i Veriut, deri te invazioni brutal i forcave speciale të Kosovës në institucionet serbe”.

Lista Serbe u ka bërë thirrje qytetarëve që të përgjigjen pozitivisht, sepse thonë ata, është shumë e rëndësishme t’i tregohet Qeverisë së Kosovës se sa shumë janë kundër vendimeve të fundit.

Të hënën protestë në Veri, Lista Serbe – por edhe opozita serbe – thërrasin pjesëmarrje masive

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore