Shqipëria

Protesta para Bashkisë së Tiranës: “Ndal vrasjes së qenve endacakë”


Miku më i mirë i qenit apo i maces, katërputroshëve, nuk është njeriu. Dhe kjo u provua të enjten e 1 prillit në një video që u bë virale. Video e publikuar nga organizata “ARSA Albania” shfaqte sesi punonjësit bashkiakë, tërheqin zvarrë një qen të lagjes.

Falë këmbënguljes dhe përleshjeve, dy qytetare, banore të lagjes, arritën ta rikthejnë qenin e traumatizuar në sheshin ku ai zakonisht qëndronte.

Të premten e 2 prillit, përpara Bashkisë së Tiranës, u zhvillua një protestë me aktivistë dhe qytetarë të Tiranës. Kjo protestë qe lajmëruar një ditë më parë në mediat sociale, nga ARSA dhe disa individë të tjerë. Pjesëmarrësit numëroheshin në disa dhjetëra, për shkak të orarit, sipas tyre.

Katërputroshët qenë pjesë aktive dhe e larmishme e një proteste që përvijon prej vitesh. Nesër është paralajmëruar një grumbullim në Spitalin e Kombinatit ku qentë endacakë mblidhen dhe fati i tyre më pas është i paracaktuar, sipas aktivistëve dhe pjesëmarrësve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore