Aplikacione

Prosus-i ka fituar prej Tencent-it 14.6 miliardë dollarë


Prosus NV, investitor i teknologjisë me bazë në Amsterdam, ka deklaruar se ka fituar 14.6 miliardë dollarë nga shitja brenda natës e një aksioni prej 2% të kompanisë së madhe kineze të lojërave dhe mediave sociale, Tencent.

“Besimi ynë në Tencent dhe ekipin e tij të menaxhimit është i palëkundur, por ne gjithashtu duhet të financojmë rritjen e vazhdueshme në linjat tona kryesore të biznesit dhe sektorët në zhvillim”, është shprehur në një deklaratë Koos Bekker, kryetari i Prosus-it.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se në një paraqitje të bursës së Hong Kong-ut, Tencent-i ka deklaruar se investitori i teknologjisë ka arritur të shesë 191.89 milionë aksione për 595 mijë dollarë duke ulur aksionet e saj në 28.9%.

Prosus-i gjithashtu është zotuar të mos zvogëlojë më tej pjesën e tij të mbetur për tre vitet e ardhshme.

Shitja e aksioneve të kompanisë kineze mbyll një hendek mes vlerësimit të vetë Prosus-it me një kapitalizim tregu prej 160 miliardë eurosh dhe vlerës së pjesës së mbetur të Tencent-it me një vlerë prej 188 miliardë euro.

“Kur zbritja lëviz në drejtimin e duhur, ne padyshim që jemi të lumtur, por nuk jemi të kënaqur me vendin që zë”, është shprehur Bob van Dijk, shefi i ekzekutivit duke shtuar se rritja në bizneset e tjera të kompanisë do të lehtësonte me kalimin e kohës zbritjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore