Lajme

Propozohen pesë kandidatë për anëtarë të Bordit Drejtues të Trustit


Trusti

Pesë kandidatë janë propozuar në Kuvendin e Kosovës për pozitat e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), bëhet e ditur në një komunikatë nga Komisioni për Përzgjedhjen e Kandidatëve.

Emanuel Bajra, Shpresim Vranovci, Mimoza Mustafa, Cyril Demaria-Bengochea dhe Trim Shala janë kandidatët e propozuar për pozitat e anëtarëve të FKPK-së, në popull i njohur si Trusti, i cili ka mbetur pa Bord Drejtues që nga 1 marsi i këtij viti.

Komisioni për Përzgjedhje të Kandidatëve përbëhej nga Guvernatori i përkohshëm i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bashkim Nurboja, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Në mes të prillit u rishpall konkursi pasi komisioni pati vlerësuar se në konkursin e fundit kishte mangësi të informacioneve të nevojshme për të siguruar vlerësim dhe verifikim objektiv të kandidatëve brenda një periudhe të arsyeshme kohore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore