Lajme

Pronari i Rolls-Royce me vlerë 400 mijë dollarë, gjurmon dhe rimerr makinën e vjedhur


Hajdutët hynë në një shtëpi luksoze në Staten Island, Nju Jork, vodhën çelësat e makinës dhe u larguan me një Rolls-Royce 400 mijë dollarësh  – derisa pronari i saj i mundi ata në lojën e tyre, deklaruan në një njoftim policët.

Sipas Departamentit të Policisë së Nju Jork-ut (NYPD), kriminelët me shije të shtrenjtë kishin hedhur një gur përmes dritares së katit të parë të shtëpisë në lagjen Lighthouse Hill rreth orës 4 të mëngjesit të 12 qershorit dhe më pas kishin marrë çelësat e makinës luksoze,.

Pronari i banesës, i identifikuar si John, 38 vjeç, u zgjua pasi ra alarmi dhe vetëm sa i kishte parë kalimthi banditët që po largoheshin me shpejtësi me makinën e tij Rolls-Royce Daën të vitit 2017, i tha ai autoriteteve.

Pasi u sigurua që familja e tij ishte e sigurt, pronari i shtëpisë u fut në kompjuter dhe përdori pajisjen e integruar të gjurmimit të makinës luksoze për të gjetur automjetin në kohë reale ndërsa hajdutët lëviznin drejt Nju Xhersit.

Më pas, nga kompjuteri ai aktivizoi programin remote kill switch – i cili çaktivizon ndezjen e makinës nga çdo vend – duke bllokuar hajdutët në Newark, Nju Xhersi.

“Ata po përpiqeshin të ndiznin makinën sërish, por nuk mundën sepse e çaktivizova”, tha John.

“Natyrisht familja ime është pak e shqetësuar pas gjithçkaje që ka ndodhur”, tha ai.

Sipas policisë, hajdutët që goditën shtëpinë e tij dyshohen për një sërë vjedhje makinash së fundmi në pjesë të njohura të Staten Island, duke përfshirë tre të 12 qershorit dhe një të hënën.

Në të gjitha rastet, të dyshuarit vidhnin çelësat nga brenda shtëpive të pasura dhe merrnin makinat e parkuara aty pranë.

Në pamjet nga incidenti i së hënës, dy hajdutë me kapuç tregohen duke hedhur një gur të madh përmes derës së pasme të një shtëpie në rrugën Benedict dhe Callan Avenue përpara se të rrëmbejnë çelësat e makinës.

“Por një banor filloi të bërtiste dhe ata ikën duarbosh”, tha policia.

John tha se ai dyshon se banditët e kishin vënë në shënjestër pasi kishin parë makinën e shtrenjtë në rrugën e tij dhe çelësat nga dritarja e shtëpisë së tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore