Libra

“Gryka e kohës” nga publicisti Migjen Kelmendi – vepër monument për situatën e shqiptarëve brenda shekullit XX


Migjen Kelmendi gjatë promovit të librit “Gryka e kohës”, Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, të enjten e 21 tetorit është promovuar libri “Gryka e kohës” nga autori dhe publicisti nga Kosova, Migjen Kelmendi.

Në ambientin e Universitetit Evropian të Tiranës, publististi shqiptar, Henri Çili në fjalën hapëse tha se Kelmendi është ikonoklast, një zë kontrovers në letërsinë shqiptare.

“Libër i mrekullueshëm nga pikëpamjet e të shkruarit. Flet troç, jo konvencional, pa konformizëm”, vlerësoi ai.

Libri është i shkruar në dialektin gegë që sipas Çilit, “kjo e bën atë një pasurues të jetës kulturore shqiptare”.

Kurse, Kelmendi shpjegoi se pse vendosi që këtë libër ta shkruante në dialektin gegë.

“Doja që të jetë në gegnisht dhe do të doja që botimet në gegnisht do të duhej të jenë diçka e zakonshme, diçka normale edhe në Tiranë, si në Prishtinë”.

Romani “Gryka e kohës” është një roman postmodern që realitetin e kundron si trill e fiksionin si histori, të kaluar.

Kelmendi rrokë një familje shqiptare të shekullit të njëzet, veçanërisht situatën e shqiptarëve brenda këtij shekulli.

“Metoda me të cilën i hy këtij rrëfimi është fiksion, përdori data historike, por luaj me to, ndërtoj situata grotekse, por ka shumë çka faktike, autobiografike”, theksoi Kelmendi.

“Është një lloj albumi me fotografi, por unë i hy me gërshanë dhe luaj me fate historike, duke kriju relacion me lexuesin”, shtoi tutje ai.

Është vepër monument për rugovasët dhe kapërcimin kohor nëpër Grykën e Rugovës.

E shkruar në gegnishte, vepra e Kelmendit tingëllon sikur “me pas ardhë” tek ne, nga një kohë e moçme por edhe si një kohë e mundshme, e ardhshme.

Vepra është ribotim. Botimi i parë është bërë nga Dukagjini në vitin 1994.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore