Si e morri pasaportën diplomatike stilisti kosovar Valdrin Sahiti, do ta hetoj Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Presidentja e Kosovës e pajisi me të, por si e pse nuk u tregua kurrë.
Kjo mbase mund të bëhet e ditur pas përfundimit të hetimeve rreth kësaj çështje të cilat tashmë i ka nisur Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Rastin në këtë institucion e ka iniciuar ish-këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Durim Berisha.
Përmes llogarisë së tij në Facebook, ai ka shpërndarë njoftimin ë ka marrë nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, të cilit edhe i është drejtuar fillimisht me kërkesën për t’u marrë me këtë rast.
Por kryeprokuroria e ka njoftuar se rasti është deleguar në Prokurorinë Themelore, si institucioni i duhur për të trajtuar këtë çështje.
“Lidhur me këtë, ju njoftojmë se parashtresën e juaj ja kemi dërguar në kompetencë Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pasi që ajo prokurori ka kompetencë për të zhvilluar hetimet”, thuhet në njoftimin me shkrim që Berisha ka marrë nga zyra e Prokurorit të shtetit, në kuadër të Kryeprokurporisë.
Procedura tani është në duart e institucioneve të drejtësisë, njofton Berisha.
“I mbetet institucioneve te drejtësisë te konsiderojnë nëse shitja e fustaneve konsiderohet interes i jashtëzakonshëm shtetëror”, ka shkruar ai.
Javë më parë u bë e ditur se disenjatori kosovar, Valdrin Sahiti, zotëron pasaportë diplomatike.
Lidhur me këtë nga Presidenca e Kosovës ka reaguar duke thënë se Presidentja Vjosa Osmani, nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike askujt, asnjëherë.
Këshilltari i Presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka thënë se pyetjet e tilla duhet t’iu parashtrohen qeverive të kaluara.
“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt. Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre”, është shprehur Kupina.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Në zbulim të feniminitetit”, stilistja shqiptare flet për bashkëpunimin me Calvin Klein
-
Naomi rrëfehet si kurrë më parë: Sado të rrëzohem, do të ngrihem sërish – Ja vlen të luftoj për gjeneratën e re
-
Legjendat mbi humbjen ‘e çmendur’ në peshë të Maria Callas
-
Katy Perry: Nëse burri im pastron kuzhinën, unë e shpërblej me…
Lajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë