Prokuroria propozon 30 ditë paraburgim për Sanduloviç, njofton avokati i tij
Nikolla Sanduloviç
Dreni Himbeqa
06.01.2024 16:13Çedomir Stojkoviç, avokat serb, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, të shtunën, ka bërë të ditur se Prokuroria në Nish të Serbisë ka propozuar 30 ditë paraburgim për ish-kandidatin për president të Serbisë, Nikolla Sanduloviç, ndaj të cilit u raportua se Agjencia e Sigurimit dhe Inteligjencës (BIA), ushtroi dhunë brutale.
Sipas avokatit Stojkoviç, kërkesa për 30 ditë paraburgim nga ana e Prokurorisë së Nishit ka ardhur pasi Sanduloviç ka vendosur lule mbi varrin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dhe ka kërkuar falje publike për krimet e kryera në Kosovë nga ana e shtetit të Serbisë.
Me këtë veprim Prokuroria ka vlerësuar se Sanduloviç ka kryer veprën penale “nxitje e urrejtës kombëtare”.
“Jemi në pritje të vendimit të gjykatës”, ka shkruar avokati serb në platformën sociale, X.
📢 BRAKING 5: PRITVOR
Zbog polaganja cveća na grobove Albanaca na Kosovu, javni tužilac u Nišu je upravno predložio određivanje pritvora od 30 dana prema Nikoli Sanduloviću.Javni tužilac tvrdi da "polaganje cveća na grobove Albanaca/porodice Jašari je izvršenje krivičnog… https://t.co/3N3c7tlk5x
— Advokat Čedomir STOJKOVIĆ 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 6, 2024
Ndryshe ish-drejtori i shkarkuar i BIA-së serbe, Aleksandër Vulin, tha se Sanduloviç është arrestuar nga ky institucion përmes një urdhri të lëshuar nga ai sa ishte në krye të këtij mekanizmi shtetëror.
“Sanduloviçin e kanë ndaluar sipas urdhrit tim, i cili ka mbetur në fuqi edhe pas dorëheqjes sime. Ai u ndalua me dyshimin për cenim të rendit kushtetues dhe duke punuar aktivisht për të mbështetur Kosovën”, ka thënë Vulin mediumin propagandistik serb, Novosti.
Në bazë informacioneve të fundit nga familja dhe bashkëpunëtorët e afërt, politikani opozitar serb është kthyer në gjendje shumë të keqe nga spitali të enjten pasdite, ku ka qenë duke marrë trajtim mjekësor intensiv. Ai dyshohet se është paralizuar, megjithëse ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar për rastin.