Lajme

Prokuroria nis hetimet për personin që kanosi Jasharajn


Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Pas tentim sulmit ndaj kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharajt, Porkuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila tha se rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Kanosja”.

“Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘Kanosja’, si dhe janë autorizuar policia për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë çështje”, ka thënë Ulaj.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e 5 shtatorit në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, ku një qytetar tentoi ta sulmojë Jasharajn.

“Oh armik, oh armik” i është drejtuar i moshuari Jasharajt teksa ishte deklaruar si mësues.

Jasharaj bashkë me disa sindikalistë kanë qëndruar për disa orë në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, teksa greva në shkollat e Kosovës është duke vazhduar që nga 25 gushti.

Të gjithë kanë të njëjtën kërkesë – rritje të pagës prej 100 eurove. Por, akoma pa përfunduar një ditë e grevës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, doli me vendim që grevistët të pezullohen nga e drejta për pagesë, pasi nga ta po kërkohet detyrim i bindjes për të punuar.

Policia nis hetimet për personin që dyshohet se kanosi Rrahman Jasharaj

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore