Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të ‘VisaMetric-ut’.
Lajmin për Albanin Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se Prokurorja e Shtetit, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, sipas KPRK-së”, deklaroi Ulaj për AP.
Më 23 maj, Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte ndaluar për 48 orë drejtorin e VisaMetric-ut i cili është shtetas turk.
Më 18 maj, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte pranuar kallëzim penal ndaj kompanisë “VisaMetric” së cilës Gjykata Komerciale e Kosovës ia kishte ndaluar që të marrë nga 30 euro për shërbime postare për pasaportat e qytetarëve.
Kompania “Visametricut” është kompani që ofronte shërbime të autorizuara nga përfaqësitë gjermane në Kosovë për të trajtuar shërbimet e mbështetjes për aplikimin për viza.
Mirëpo, pas vendimit të Gjykatës Komerciale “Visametricut” i është ndaluar ky veprim.
Ky vendim i Gjykatës ka ardhur pas inicimit të avokatit Flamur Abdullahu që kishte iniciuar në Gjykatën Komerciale rastin e operatorit ekonomik VisaMetric L.L.C që shërbimi postar në vlerë prej 30 eurosh të mos jetë obligativ për aplikantët për viza në Ambasadën Gjermane.
Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ishte pyetur nga gazetarët për këtë çështje, mirëpo ai ishte përgjigjur shkurt duke thënë se “s’kam koment. Flisni me Visametricun”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit