Lajme

Prokurori kërkon fshehjen e identitetit të dëshmitarëve ndaj Gucatit dhe Haradinajt


Seanca paragjyqësore ndaj udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL), Hysni Gucati e Nasim Haradinajt.

Gjykata Speciale me seli në Hagë të mërkurën ka filluar seancën e radhës, paragjyqësore ndaj udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL), Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Çështja e prezantimit të identiteti të dëshmitarëve të zgjedhur nga Prokuroria Speciale, të cilët do të dëshmojnë ndaj Gucatit dhe Haradinajt, morri fokusin më të madh në pjesën e parë të kësaj seance.

Avokati mbrojtës i të akuzuarëve

Me rekomandim të Prokurorit të rastit identiteti i dëshmitarëve është kërkuar të mbahet i fshehur. Ndërsa avokatët mbrojtës të Gucatit dhe Haradinajt kanë kërkuar nga gjykatësi që emrat e dëshmitarëve të bëhen publik.

Arsyetimi i përfaqësuesit të prokurorisë në këtë seancë tha se publikimi i emrave të dëshmitarëve “mund t’i rrezikoj ata”.

“Kur flisni për mundësinë e thirrjes së këtyre dëshmitarëve, besoj që ju i keni informuar ata për arsyen se pse ata do të thirren si dëshmitarë pa aplikimin e masave mbrojtëse”, tha gjykatësi.

Gjyatësai i Gjykatës Speciale

ZPZ ka kërkuar fshehjen e identitetit të dëshmitarëve me arsyetimin se “ata mund të jenë familjarë të personave të vrarë”.

Në paraqitjen e argumenteve, prokuroria ka thënë se një “rrezik tjetër për dëshmitarët sipas ZPS-së është edhe mundësia e lidhjes së dëshmitarëve me personat e tjerë, të cilët janë të përfshirë në proces”.

Përveç emrit dhe mbiemrit, detajet tjera që ndërlidhen me dëshmitarët, mund të publikohen, njëjtë si paraqitja e tyre fizike.

Sipas ZPS-së ata po kërkojnë minimumin si masë mbrojtëse ndaj dëshmitarëve.

Gjykata ka kërkuar që të merren si precedant rasti i Ramush Haradinajt dhe ai i Fatmir Limajt lidhur me dëshmitarët, mirëpo nuk kanë mundur të gjejnë një bazë lidhëse sa i përket mbrojtjes së identitetit të dëshmitarëve.

Prokurori i ZPS-së

Aktakuza fillestare kundër dy të akuzuarve ishte konfirmuar më 11 dhjetor 2020, ndërsa publike u bë më 14 dhjetor 2020.

Më 23 qershor 2021, Kolegji i Apelit kishte miratuar, pjesërisht, ankesat e Gucati dhe Haradinaj në lidhje me defektet e pretenduara në formë të aktakuzës andaj urdhëroi që një version i korrigjuar i aktakuzës të ngritet nga Zyra e Prokurorit Special.

Aktakuza e korrigjuar është ngritur më 5 korrik 2021.

Sipas aktakuzës thuhet se së paku nga 7 deri më 25 shtator të vitit 2020, me anë të tre konferencave për shtyp dhe ngjarjeve të tjera të transmetuara, si dhe përmes përhapjes së mëtejshme, Gucati dhe Haradinaj kishin zbulua, pa autorizim, informacione të mbrojtura sipas ligjit të Dhomave të Specializuara, përfshirë detajet identifikuese të dëshmitarëve të caktuar (të mundshëm).

Aktakuza gjithashtu thotë se Gucati e Haradinaj kanë bërë akuza dhe vërejtje nënçmuese kundër dëshmitarëve (potencialë) dhe në mënyrë të përsëritur shprehën synimin e tyre për të minuar Dhomat e Specializuara.

Ndërsa në zyrat e OVL-së disa herë një person i pa identifikuar kishte dërguar pako të materialeve të cilat kishin rrjedhur nga Gjykata Speciale, ndërsa Gucati dhe Haradinaj i kishin bërë thirrje publike organeve të shkojnë dhe ti marrin ato dokumente.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuan në Prishtinë më 25 shtator të vitit 2020.

Arrestimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt nga zyrtarët e EULEX dhe përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale

Paraqitjet e para të Haradinajt dhe Gucatit si të dyshuar para gjyqtarit të vetëm, Nicolas Guillou, u mbajtën respektivisht më 29 shtator 2020 dhe 1 tetor 2020.

Paraqitjet fillestare të Gucati dhe Haradinaj u zhvilluan më 18 dhjetor 2020 para gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

Gucati u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ndërsa Haradinaj zgjodhi të paraqiste deklaratën e tij brenda 30 ditëve. Gjatë paraqitjes së tij të mëtejshme më 8 janar 2021, Haradinaj nuk arriti të bëjë një deklaratë. Në përputhje me rrethanat, në përputhje me Rregullën 92 (2) (f) të Rregullores, Gjyqtari i Procedurës Paraprake paraqiti një deklaratë të pafajësisë në emër të tij.

Më 9 Prill 2021, Prokurori Special paraqiti, si konfidencial, përmbledhjen e tij paraprake në këtë rast.

Më 16 korrik 2021, Gjyqtari i Procedurës Paraprake ia përcolli dosjen e çështjes Trupit Gjykues II.

Konferenca e përgatitjes së gjyqit në këtë rast është planifikuar të mbahet më 1 dhe 2 shtator 2021 gjë që ka filluar dhe është duke vazhduar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore