Shqipëria

Projektligji për pastrimin e parave, Manja: E rëndësishme mbrojtja e interesave të vendit nga krimi financiar


“Miratimi i këtij projektligji ka rëndësi në mbrojtjen e interesave të vendit nga krimi financiar. Kjo do të mundësojë nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve në monitorim të shtuar”.

Kështu është shprehur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, të enjten e 2 dhjetorit nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, duke i kërkuar opozitës që të votojnë projektligjin për pastrimin parave.

“Ndryshimet kanë fokus parandalimin e veprimtarive kriminale, zbulimin dhe raportimin e tyre”, theksoi Manja në fjalën e tij.

Më tej ai tha se Shqipëria nuk mund të jetë një vend ku kryhen veprimtari të paligjshme, pasi jemi drejt rrugës së integrimit evropian dhe synimi është përmbushja e detyrimeve në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropina.

“Miratimi i ndryshimeve ligjore do të mundësojë nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve në monitorim të shtuar”, vijoi Manja.

Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha në fjalën e tij ka deklaruar se kullat e larta në Tiranë “janë pastrim parash”.

Ai ka vijuar me akuzat duke thënë se, “Shqipëria është renditur nga “MONEYVAL” – struktura e përhershme e Këshillit të Evropës – në listën gri të vendeve me probleme të mëdha në luftën kundër pastrimit të parave”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore