Lajme

Prodhuesit e makinave ëndërrojnë për makina elektrike të pastra


Nuk është edhe aq e thjeshtë që një makinë elektrike të shihet si një makinë e pastër.

Nga magnetët motorikë toksik deri te bateritë e prodhuara me energji të karburantit fosil, prodhuesit e makinave po përballen me shumë sfida.

Kjo pasi ata kërkojnë të pastrojnë materialet më të ndotura nga zinxhirët e tyre të furnizimit për të kënaqur rregullatorët dhe investitorët.

Por pengesat po paraqesin mundësi për një grup në rritje kompanish në ekosistemin e automjeteve elektrike që vënë bast se mund t’ia arrijnë.

Në to përfshihet Advanced Electric Machines në Anglinë veriore, e cila po punon me markën luksoze Volkswagen Bentley dhe të tjerë në industrinë e automobilave për të zhvilluar motorë elektrikë të riciklueshëm.

Këta motorë janë pa metale tokësore që shpesh prodhohen duke përdorur kimikate ndotëse.

“Klientët tanë kanë nevojë për mënyra për të hequr motorët me djegie të brendshme që janë me kosto efektive dhe të qëndrueshme pa futur tonelata të gjërave të këqija të tokës në makinat e tyre”, ka thënë shefi James Widmer.

Lidhur me shqyrtimin në rritje të zinxhirëve të furnizimit, ai vjen pasi Bashkimi Evropian konsideron tarifimin e karbonit të tepërt në importe, si dhe legjislacionin që kërkon burime etike dhe një plan riciklimi për bateritë e makinave elektrike.

Kjo perspektivë, në nivel global, mund t’u kushtojë shtrenjtë prodhuesve të automjeteve që kanë mbetur prapa teksa investitorët dhe financuesit favorizojnë kompanitë me kredenciale të forta mjedisore, sociale dhe të qeverisjes.

“Fokusi në to është bërë më intensiv”, ka treguar Moshiel Biton, shefi i kompanisë izraelite të teknologjisë së baterive Addionics.

“Por nuk është asgjë në krahasim me atë që po vjen”, ka parashikuar.

Mbetet për t’u parë se sa nga kompanitë që kërkojnë të shfrytëzojnë tregun për pastrimin e makinave elektrike do të kenë sukses në një arenë të teknologjisë që po zhvillohet me shpejtësi.

Çka është e fundit sot, mund të jetë e vjetëruar nesër.

Sipas MacMurray Whale, strateg i qëndrueshmërisë mjedisore, projektet që nuk kanë avancuar mjaftueshëm në kohën e duhur do të rrezikojnë të humbasin shansin prej konkurrencës.

“Të gjithë po përpiqen të argumentojnë se janë më të mirët”, ka thënë ai.

Shpesh, përpjekjet e mëparshme për qëndrueshmërinë e korporatave janë përqeshur si të paqarta.

Costa Caldis, shefi operativ i një kompanie të gjurmimit të zinxhirit të furnizimit, ka treguar se prodhuesit e makinave po lëviznin në drejtimin e duhur.

Por jo mjaftueshëm shpejt.

 

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore