
Mbi një duzinë prodhues automjetesh kanë nënshkruar një marrëveshje me një platformë për licencat e patentave nga 51 kompani teknologjike.
E gjitha duke synuar thjeshtimin e aksesit në teknologjinë wireless dhe të shmangin betejat e kushtueshme ligjore.
Konfliktet kanë ardhur pjesërisht nga pikëpamje të ndryshme midis prodhuesve të makinave, furnitorëve dhe firmave të teknologjisë mbi atë se kush duhet të përballojë koston e licencimit.
Nëpërmjet tregut të pavarur të licencimit Avanci, prodhuesit e makinave fitojnë akses në patentat për teknologjinë 2G, 3G dhe 4G nga Nokia e Finlandës, Ericcson e Suedisë dhe Acer i Tajvanit për gjithçka nga sistemet e navigimit te sensorët për drejtimin e automatizuar.
Sakaq, Avanci ngarkon një tarifë fikse prej 20 dollarë për makinë, e rritur këtë muaj nga 15 dollarë më parë, me paratë e shpërndara midis mbajtësve të patentave.
Nënshkrimet e reja nënkuptojnë se 80 deri në 85 për qind e makinave me teknologji 2G ose më të lartë janë të licencuara përmes platformës, sipas nënkryetarit të Avanci, Mark Durrant.
Modeli u lejon prodhuesve të makinave të shmangin betejat mbi honoraret që ndodhën midis prodhuesve të telefonave inteligjentë si Apple dhe Samsung dhe kompanive të telekomunikacionit.
Mercedes-Benz i dha fund një mosmarrëveshjeje shumëvjeçare për përdorimin e patentave vitin e kaluar me Nokia-n, pasi përfundimisht u detyrua ta paguante.
Kurse Volkswagen u padit nga Acer për përdorimin e teknologjisë së tij 4G pa licencën e duhur.
Teksa furnitorët kanë paguar historikisht për licencat e patentave në fusha si dizajni i motorit, firmat e teknologjisë më mirë do të kishin të bënin drejtpërdrejt me prodhuesit e makinave mbi patentat e telekomunikacionit.
Avanci po punon gjithashtu me kompanitë për një kontratë të re për të mbuluar patentat 5G, e cila ka të ngjarë të jetë më e shtrenjtë se portofoli aktual i patentave.
Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tesla njofton integrimin e chatbotit ‘Grok’ në automjetet elektrike
-
Pse makinat elektrike kushtojnë sa gjysma e çmimit në Kinë sesa në Evropë dhe SHBA?
-
Prodhuesit e makinave në BE i kërkojnë Von der Leyen të shtyjë tarifat për automjetet elektrike
-
Certifikata për të zotëruar një makinë në Singapor rritet në mbi 100 mijë dollarë
Lajmet kryesore
-
Zgjerimi i BE-së është imperativ gjeopolitik për sigurinë, thotë Gjermania
-
Kosto të larta të marrëveshjes, Italia po mendon për video-konferenca për dëgjimet e emigrantëve
-
Ukraina “nuk do të tërhiqet” kundër Rusisë, pasi ajo kërkon mbështetjen e Perëndimit
-
Lajçak e informon Sarrazin-in për zhvillimet e fundit në dialog