Shqipëria

Prodhimi i energjisë së rinovueshme, 29 projekte të miratuara


Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në Shqipëri (AKBN) ka bërë me dije se 29 kompani kanë marrë miratimin paraprak ose përfundimtar për ndërtimin e impianteve të prodhimit të energjisë nga dielli dhe era.

Në këtë mënyrë do të ketë edhe një rritje e kapaciteteve gjeneruese ne vend.

AKBN-ja ka njoftuar gjithashtu se deri në fund të këtij viti pritet certifikimi i 12 impianteve fotovoltaikë.

Detajet mbi statusin e këtyre miratimeve u bënë me dije gjatë workshop-it “Promovimi i masave evropiane për energjinë e rinovueshme të qëndrueshme”.

Fokusi i këtij projekti, të financuar nga Bashkimi Evropian, është rëndësia e energjisë së rinovueshme.

Kjo me qëllim reduktimin e emetimeve të karbonit në ajër por edhe përmirësimin e eficencës së energjisë në sektorin publik dhe privat.

Shtetet të përfshira në këtë projekt janë Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Objektivi kryesor i tij është promovimi i zhvillimit të Komuniteteve të Energjisë, të cilat do të jenë të afta vetë për të gjeneruar një pjesë të energjisë që konsumojnë.

Në diskutimin përgjatë workshop-it u bë me dije se kanë marrë miratimin paraprak edhe 3 impiante nga 50 MW, si dhe dy të tjerë me fuqi të instaluar.

Projekti parashikon një workshop tjetër, që do të mbahet në Puglia të Italisë më 23 shtator të vitit 2021.

Programi IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi ka një buxhet të përgjithshëm prej 92 miliardë e 707 milionë eurosh.

Ai menaxhohet nga rajoni i Puglia-s, i cili merr pjesë së bashku me një rajon tjetër italian, Molise.

Shqipëria dhe Mali i Zi marrin pjesë me të gjithë territorin e tyre.

Një objektiv tjetër është promovimi i rritjes ekonomike dhe të intensifikojë bashkëpunimin në zonën e ulët të Adriatikut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore