Shqipëria

Prodhimi i energjisë në Shqipëri u rrit edhe në tremujorin e dytë


Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri u rrit me 38 për qind në vit, në 2 mijë e 269 GWh, në tremujorin e dytë të këtij viti, zbuloi zyra e statistikave të vendit.

Eksportet e energjisë elektrike të Shqipërisë u rritën me 89 për qind në vit në 786 GWh në periudhën prill-qershor, ndërsa importet u përgjysmuan në 355 GWh nga 664 GWh në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thuhet në një deklaratë të INSTAT-it.

Rreth 99 për qind e prodhimit të energjisë elektrike në vend në tremujorin e dytë të vitit 2023 u gjenerua nga hidrocentralet publike, ndërsa pjesa tjetër ishte fotovoltaike.

Humbjet e rrjetit u ulën në 359 GWh në tremujorin e dytë të 2023 nga 363 GWh në periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Kujtojmë që, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në tremujorin e parë të vitit u rrit me 38.3 për qind.

Me këtë shifër, arriti vlerën 2.787 GWh nga 2.016 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2022.

Sipas raportit “Bilanci i energjisë elektrike” të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 57.9 për qind, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 41.5 për qind.

Ndërsa prodhuesit fotovoltaikë kanë ndikuar në masën 0.6 për qind të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Referuar raportit, importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e parë të vitit 2023, arriti vlerën 246 GWh nga 715 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një ulje me 2.9 herë.

Ndërsa, eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 904 GWh nga 373 GWh, duke shënuar një rritje me 2.4 herë.

Shtyhet deri më 31 dhjetor 2023 emergjenca e energjisë elektrike

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore