Shqipëria

Prodhim dhe shitje e narkotikëve, arrestohet 20 vjeçari


Policia e Shtetit ka bërë me dije se, në kuadër të operacionit “Shkëmbimi”, ka arrestuar 20-vjeçarin F.P., banues fshatin Simon, Mirditë për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, sherbimet e Policisë së Lezhës, kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.P.

Nga hetimet dyshohet se  ky shtetas  është bashkautor me shtetasit O.K., E.Q., K.Sh. dhe E.Gj., të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit ” Shkëmbimi”, në mars 2021-shit, në Rreshen,  për shkëmbimin e 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore