
Procesi deri të tani ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale, ka qenë zhgënjyes.
Madje, sipas avokatit të Thaçit, Luka Misetic, ka qenë nën standardet ndërkombëtare.
Për këtë, avokati i famshëm amerikan ka thënë se janë në pritje të një ndryshimi për mirë.
Misetic, pati kritika për Gjykatën edhe për mosfillimin e gjykimit, tani kur kaluar një vjet që Thaçi mbahet në paraburgim si i akuzuar për krime lufte. Sipas tij, organi i akuzës është ende i pa përgatitur për këtë.
Ndryshe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020.
Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Gjykim skandaloz dhe puro politik” – Mërzia për dënimin e shokëve në zyrat e OVL të UÇK-së
-
Rama u përgjigjet kritikëve të Ballkanit të Hapur: Kjo nismë nxit paqen dhe është e ardhmja
-
Italia merr drejtimin e njësisë së re luftarake në Bullgari, pjesëmarrëse edhe trupa nga Shqipëria
-
Çfarë tha e çfarë nuk tha Gjukanoviç në ditën e parë të vizitës në Kosovë?