
Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor këtë të hëne, në kuadër të procesit të Brdo-Brione, do të mblidhen në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup.
Pjesëmarrëse në këtë takim do të jetë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila, siç ka njoftuar zyra e presidencës, do ta mbajë fjalim, ndërkaq më pas do të zhvillojë takime bilaterale me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse.
Nikoqir i këtij takimi do të jetë Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi.
Bashkëpritës janë Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, dhe ajo e Sllovenisë Natasha Pirc-Musar.
Pjesëmarrjen në këtë proces të Brdo-Brione, e kanë konfirmuar edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kreu i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.
Po ashtu, në Shkup do të shkojnë edhe tre anëtarët e presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beçiroviç nga entiteti boshnjak, Zeljko Komshiç i etnitetit kroat, dhe Zeljka Cvijanoviç i atij serb.
Në fokus të takimit të liderëve të vendeve ballkanike në procesin e Brdo-Brione, këtë vit do të jetë integrimi evropian, ndryshimet klimatike dhe emigracioni i të rinjve.
Në prag të procesit, të dielën ka pasur një takim përgatitorë në mes të presidentëve të rajonit.
Përmes pamjeve të publikuara nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shihen pothuajse të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë ai i Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë, por jo ai i Serbisë dhe ata të presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës.
Qëllimi kryesor i këtij procesi është integrimi i plotë i vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, stabilizimi i situatës në Ballkanin Perëndimor duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura.
Samiti i Brdo-Brione ka filluar që nga viti 2013.
Ishte iniciuar nga presidenti i atëhershëm i Sllovenisë, Borut Pahor, dhe ai i Kroacisë, Ivo Josipoviç.
Ky takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, vjen në prag të atij të nivelit të lartë që pritet të mbahet më 14 shtator, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian do të takohen në Bruksel.
Zyrtarët e BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas pushimeve të verës, kanë filluar përpjekjet e tyre më të fuqishme për të arritur ndonjë zgjidhje të problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Dy vendet fqinje ishin dakorduar për Marrëveshjen Bazë, e cila parashihte të normalizonte marrëdhëniet mes tyre, fillimisht në Bruksel më 27 shkurt, dhe më pas në Ohër të Maqedonisë së Veriut për planin e zbatimit.
Mirëpo, ngjarjet e krijuara në Veriun e Kosovës që nga 26 maji, e kanë lënë në hije zbatimin e kësaj marrëveshje.
Prandaj, edhe angazhimet aktuale të diplomatëve amerikano-evropianë janë në këtë drejtim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Krasniqi dhe Haradinaj kërkojnë ndërgjegjësimin e shoqërisë për situatën e personave me aftësi të kufizuar
-
Mira Murati, një nga 25 gratë më me ndikim në botë për vitin 2023
-
Aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazhit janë të hapura deri më 6 dhjetor
-
COP28: 50 kompani të naftës dhe gazit nënshkruajnë statutin për të përshpejtuar veprimet klimatike në sektorin industrial
Lajmet kryesore
-
Asnjanësi klimatike deri në vitin 2050 – A do ia dalë Shqipëria?
-
Mira Murati, një nga 25 gratë më me ndikim në botë për vitin 2023
-
COP28: 50 kompani të naftës dhe gazit nënshkruajnë statutin për të përshpejtuar veprimet klimatike në sektorin industrial
-
Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Ademajt