Lajme

Problemet e tretjes mund të jenë “shenjë paralajmëruese” e Parkinsonit


Problemet e tretjes si kapsllëku ose vështirësia në gëlltitje mund të dyfishojnë mundësinë e sëmundjes së Parkinsonit.

Të paktën kështu rezulton sipas hulumtimeve.

Origjina e sëmundjes së Alzheimerit, goditjeve në tru dhe aneurizmave të trurit janë të lidhura me traktin gastrointestinal.

Teksa ka prova që Parkinson mund të fillojë gjithashtu në zorrë, ka pasur pak studime për lidhjen e tij me çrregullime të veçanta të tretjes.

Tani një studim ka vërtetuar se katër gjendje të zorrëve mund të jenë një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjes së Parkinsonit.

“Është e para që vendos prova të rëndësishme vëzhguese se një diagnozë klinike e problemeve të zorrëve mund të parashikojë në mënyrë specifike zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit”, sipas autorëve.

Studiuesit krahasuan të dhënat mjekësore të 24 mijë e 624 njerëzve në SHBA me Parkinson, 19 mijë e 46 njerëzve me Alzheimer dhe 23 mijë e 942 njerëzve me sëmundje cerebrovaskulare.

Ata me Parkinson u krahasuan me pacientët në grupet e tjera për moshën, gjininë, racën dhe përkatësinë etnike dhe kohëzgjatjen e diagnozës për të krahasuar frekuencën e kushteve gastrointestinale në gjashtë vitet para diagnozës.

Po ashtu studiuesit krahasuan të dhënat mjekësore të të gjithëve në studim të diagnostikuar me ndonjë nga 18 gjendjet e zorrëve me ata pa atë gjendje të veçantë gjatë pesë viteve për të parë se sa prej tyre zhvilluan sëmundjen e Parkinsonit ose çrregullime të tjera neurologjike.

Të dy krahasimet gjetën një rrezik më të lartë të një diagnoze të sëmundjes së Parkinsonit për pacientët me probleme të zorrëve.

Ata me kapsllëk, vështirësi në gëlltitje dhe gastroparezë, ku ushqimi merr më shumë kohë për të lëvizur nga stomaku në zorrën e vogël, kishin më shumë se dy herë më shumë gjasa të zhvillonin sëmundjen e Parkinsonit në pesë vitet para diagnozës.

Megjithatë, çështjet e tjera të zorrëve si sëmundja inflamatore e zorrëve nuk rrisin gjasat e zhvillimit të Parkinsonit.

Dhe pacientët që kishin hequr apendiksin kishin më pak gjasa të zhvillonin Parkinson, llogaritën autorët.

Ata shtuan se gjetjet kërkojnë vigjilencë për problemet e zorrëve në ata pacientë me rrezik më të lartë të sëmundjes së Parkinsonit dhe kërkojnë hetim të mëtejshëm të lidhjeve midis kushteve gastrointestinale dhe Alzheimerit, goditjeve në tru dhe aneurizmave.

Duke iu përgjigjur gjetjeve, Clare Bale, drejtoreshë e asociuar e kërkimit, ka thënë se gjetjet i shtojnë më shumë peshë provave në rritje se problemet e zorrëve “mund të jenë shenja paralajmëruese të hershme të Parkinsonit”.

“Të kuptuarit se si dhe pse problemet e zorrëve shfaqen në fazat e hershme të Parkinsonit mund të hapë mundësi për zbulimin e hershëm dhe qasjet e trajtimit që synojnë zorrët të përmirësojnë simptomat dhe madje të ngadalësojnë ose ndalojnë përparimin e gjendjes”.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore