Stil

Probleme me lëkurën: Shkaqet janë ushqimet që nuk ju përshtaten


Ilustrim

Fytyra është një pasqyrë e shëndetit, veçanërisht me probleme të caktuara dhe të përsëritura. Shkaku më i zakonshëm i tyre është dieta jo e shëndetshme, si dhe toleranca e dobët e trupit dhe reagimet ndaj disa ushqimeve.

Dermatologu Nigma Taib lidere në botë me suplementet e saj më të avancuara dhe produkte për kujdesin e lëkurës – prezantoi një infografik që zbulon katër lloje fytyrash – ato të ndjeshme ndaj verës, alkoolit, sheqerit, glutenit dhe produkteve të qumështit.

Fytyrë e ndjeshme ndaj stinës së verës

Simptomat tipike janë rrudhat e theksuara mes vetullave, skuqja rreth syve, rënia e qepallave, poret e zmadhuara, lëkura e dehidratuar me zbokth përgjatë faqeve, faqet dhe hunda e kuqërremta si dhe vijat e prera thellë poshtë hundës drejt buzëve. Shkaku është konsumimi i tepërt i alkoolit. Dehidraton lëkurën që përkeqëson shfaqjen e rrudhave, dhe sheqeri në alkool shkatërron kolagjenin në lëkurë.

Fytyrë e ndjeshme ndaj glutenit

Simptomat tipike janë faqet e fryra dhe të skuqura, puçrrat që shfaqen përgjatë skajit të nofullës si dhe pika të pigmentuara rreth mjekrës. Vlerësohet se rreth 15 përqind e njerëzve janë të ndjeshëm ndaj glutenit dhe pasoja më e zakonshme është një ‘fytyrë e fryrë’ që vjen nga inflamacioni, të cilin trupi e prodhon si përgjigje ndaj glutenit që nuk mund ta tresë. Një gjendje e zakonshme është rosacea – skuqje e shtuar dhe lëkurë sa transparente me kapilarë të theksuar.

Fytyrë e ndjeshme ndaj qumështit

Simptomat tipike janë qepallat e fryra si dhe zona poshtë syve me rrathë të theksuar të errët poshtë syve. Puçrra të vogla të bardha shfaqen shpesh në fytyrë, veçanërisht në zonën e mjekrës. Të gjitha këto mund të jenë shenja që trupi nuk toleron laktozën për shkak të humbjes së disa enzimave. Disa nga shkaqet mund të jenë hormonet që gjenden shpesh te qumështi dhe produktet e qumështit si kosi dhe djathi.

Fytyra e ndjeshme ndaj sheqerit

Përballë një individi të ndjeshëm ndaj sheqerit, simptomat më të zakonshme janë rrudhat dhe vijat në ballë, ënjtja e zonës poshtë syve si dhe ndjenja e thatësisë, hollimi i lëkurës. Gjithashtu, puçrrat e dhimbshme, nënlëkurore që mund të shfaqen në çdo zonë të fytyrës janë të zakonshme. Sheqeri është nxitësi i procesit në të cilin molekulat e glukozës lidhen me kolagjenin, gjë që e bën atë të ngurtë dhe lëkura humbet elasticitetin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore