Lajme

Problem me softuerin në kufirin e Malit të Zi: Të gjithë qytetarët e Kosovës në kërkim nga Interpoli


Të premten e 19 janarit, dhjetëra qytetarë të Kosovës, kanë pritur për orë të tëra në pikëkalimin kufitar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në Bozhaj, kjo për shkak se sistemi i Interpolit i ka paraqitur të gjithë kosovarët si të kërkuar prej Interpolit.

Arsyeja e këtij problemi ka rezultuar të jetë softueri i cili u rregulluar pas tri orëve.

Policia e Malit të Zi, ka konfirmuar se sistemi është rregulluar në mbrëmje, siç raporton mediumi “Vijesti”.

Sipas njoftimit, autoritetet e Malit të Zi kanë lëshuar të paktën tetë shtetas të Kosovës për të vazhduar rrugën drejt Prishtinës.

Bëhej fjalë për një grup që ishte pjesë e një projekti mediatik.

Sipas raportimit, edhe policët e kishin të qartë se ka problem me sistemin e Interpolit, por që raste të tilla sipas tyre janë të rralla.

“Kjo ndodh rrallëherë”, ka thënë policia e Malit të Zi.

Ndërsa, ndalimi i qytetarëve të Kosovës është bërë për shkak të domosdoshmërisë së kontrollit.

Interpol është organizata më e madhe e policisë ndërkombëtare, e përfshirë në raste të ndryshme.

Interpoli u formua në vitin 1923, me qëllim që të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar policor, misioni parësor i saj është ndalimi i një sërë aktivitetesh kriminale ndërkombëtare.

Roli kryesor i Interpolit në shumicën e operacioneve është të funksionojë si një qendër informacioni, duke ruajtur bazën e të dhënave kriminale ndërkombëtare, duke lehtësuar kontaktet midis forcave të policisë të shteteve të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore