Pritet të mbahet takimi për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, rastet përfshijnë dhe Shqipërinë
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës do të mbajë takimin e tij tremujor për të mbikëqyrur ekzekutimin e vendimeve nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Kjo, do të bëhet nga data 5 deri më 7 dhjetor.
Rastet e propozuara për shqyrtim të hollësishëm kanë të bëjnë me Shqipërinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Belgjikën, Bosnje dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Gjeorgjinë, Greqinë, Hungarinë, Italinë, Maltën, Republikën e Moldavisë, Holandën, Maqedoninë e Veriut, Norvegjinë, Poloninë, Rumaninë, Federata Ruse, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.
Vendimet e marra nga Komiteti i Ministrave gjatë takimit do të publikohen në faqen e internetit të Këshillit të Evropës të premten më 8 dhjetor.
Sipas nenit 46 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë të detyrueshme për shtetet në fjalë.
Komiteti i Ministrave mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve në bazë të informacionit të dhënë nga autoritetet kombëtare, aplikantët, organizatat e shoqërisë civile, Institucionet Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (IKDNJ) dhe palë të tjera të interesuara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Socialistët nuk dërguan në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, BE: Një hap, jo në drejtimin e duhur
-
Drogë dhe iPhone u hodhën nga droni në Burgun e Peqinit, reagon Drejtoria e Burgjeve
-
Mandati i Xhaçkës, Bardhi: U ekzekutua përfundimisht Reforma në Drejtësi
-
Vendimi për mandatin e Xhaçkës, Basha: Vendi në krizë të thellë kushtetuese