Jetesë & Stil

Prisni miq? Pastroni shtëpinë në tetë minuta


Besojmë se të gjithë jemi përballur me një telefonatë apo një mesazh të papritur ku thonë se po vijnë miq të papritur në shtëpi. Ndjesi e tmerrshme apo jo?

Shtëpia jo gjithmonë është në gjendjen e saj më të mirë, ndaj disa njerëz pa lajmëruar nuk do t’i donte askush. Por si t’ia bëjmë nëse shtëpia duket si e sapo dalë nga lufta?

Mos u trembni, autorja Courtenay Hartfort në librin e saj “Manuali i pastrimit të ninxhës”, ka një zgjidhje se si të pastroni shtëpinë në vetëm tetë minuta.

Ja çfarë të bëni minutë pas minute:

Në minutën e parë: Kujdesuni që shtëpia të ketë aromë të mirë

Aroma në shtëpinë tuaj do të bëjë të gjithë ndryshimin. Nëse nuk keni kohë për gjë tjetër, kjo duhet të jetë gjëja e parë. Ndaj ndonjë spray apo qirinj aromatizues do ju bënin punë..

Në minutën e dytë: Pastroni banakun e kuzhinës

Meqë miqtë mund të hanë diçka ose të pine në kuzhinë, ajo duhet të duket sa më e pastër të jetë e mundur. Si fillim lironi banakun, që për autoren do vetëm 10 sekonda. Më pas enët e palara, hidhini në lavaman, vendosni bllokuesin e daljes së ujit dhe mbusheni me ujë, hidhni dhe pak ilaç enësh dhe ja, sapo keni fshehur pjatat tuaja të palara.

Në minutën e tretë: Pastroni tavolinën e mesit

Hiqni çdo rrëmujë mbi të. Është gjëja e parë që miqtë do të kenë përballë sapo të ulen.

Në minutën e katërt: Hiqni rrëmujën e dhomës së ndenjes

Çfarë lloj rrëmuje keni? Lodra? Rroba? Pjata dhe gota të palara? Niseni me ato më të mëdhatë, dhe fshihni ç’të mundni.

Në minutën e pestë:  Merrni peshqirin e banjës dhe bëni një kalim të shpejtë mbi sipërfaqet

Merrni peshqirin e përdorur të banjës, jepini një fshirje të lehtë lavamanit dhe sipërfaqes përreth. Më pas hidheni në koshin e rrobave të palara. Por, mos harroni të vendosni një peshqir tjetër të pastër për miqtë.

Në minutën e gjashtë- Pastroni me shpejtësi WC-në

Është shumë e rëndësishme që WC të jetë e pastër. Minimumi që tualeti juaj të mos trembë miqtë.

Në minutën e shtatë: Merrni pluhurat e kuzhinës dhe sallonit

Për ti marrë pluhurat shpejt përqendrohuni tek sipërfaqet e errëta. Kjo sepse ato e tregojnë më shumë pluhurin.

Në minutën e tetë: Jepini një të fshirë sipërfaqeve dhe objekteve

Fshini çdo dysheme apo sipërfaqe që do të prekin miqtë tuaj, tavolinë, karrige, tabaka, duke hequr gjurmët që ngjiten.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore