Prishtina është skuadra e fundit që kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Kryeqytetasit eliminuan Dukagjinin, duke e mposhtur me rezultat 3:1.
Bardhekaltrit zhbllokuan ndeshjen vetëm pas 11 minutave lojë, kur golin e epërsisë e shënoi Leotrim Kryeziu.
Në minutën e 22-të, vendasit shënuan edhe njëherë tjetër, kësaj radhe me Jalen Blesan që ngriti epërsinë në 2:0.
Me dy gola epërsi të vendasve u mbyll pjesa e parë e kësaj sfide, derisa në fraksionin e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë – nga një për secilën skuadër.
Jean Blesa realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Prishtinën për 3:0. Ndërkohë që golin e nderit për Dukagjinin e shënoi ukrainasi Vladyslav Khomutov.
Kështu, Prishtina në çerekfinale iu bashkohet ekipeve: Ballkani, Llapi, Gjilani, Behari, Malisheva, Vushtrria dhe Feronikeli 74.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com