Përballje

Prishtina dhe Trepça në rrezik pas humbjes nga Ponte Prizreni dhe Peja


Klubi prizrenas arritën fitore kundër klubit të kryeqytetit, Sigal Prishtinës me rezultat të ngushtë 105:101.

Po ashtu edhe KB Peja fituan përballë Trepçës me rezultat 84:76.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Ponte Prizrenit ishte dramatike dhe e barabartë që nga çereku i parë, e deri te i fundit.

Fituesi nuk dihej deri në minutat e fundit të ndeshjes ku triumfuan Ponte Prizreni.

Prishtinasit arritën një epërsi prej gjashtë pikëve në minutat e fundit, por nuk arritën ta mbajnë atë, duke mos shënuar asnjë pikë për dy minuta.

Sigal Prishtina rrezikon të bie nga liga, pasi ekipi i kryeqytetit janë në vendin e gjashtë dhe kanë pikwët e barabarta me Vëllaznimin të cilët ndodhen në pozitën e fundit.

Te Prishtina më të mirët ishin Nigel Jonson me 28 pikë e 9 asistime dhe Tevin Mack me 32 pikë.

Ndërsa te Ponte Prizreni më të mirët ishin Landon Taliaferro me 28 pikë, Divine Myles me 27 dhe Kwame Vaughn me 26 pikë.

Ponte Prizreni ndodhen në pozitën e parë me 44 pikë, një më shumë se Rahoveci në vendin e dytë.

Ndeshja mes Pejës dhe Trepçës ishte shumë interesante po ashtu e cila përfundoi me fitoren e pejanëve me diferencë prej vetëm tetë pikëve.

Peja shkatërruan mitrovicasit në pjesën e parë ku rezultati ishte 52:39, por në çerekun e tretë, Trepça përmbysën rezultatin ku e afruan, rezultatin në vetëm pesë pikë.

Më të dalluarit te Peja ishin Lis Shoshi me 23 pikë e 9 kërcime, Brandon Walters me 17 pikë e 13 kërcime dhe Dardan Berisha me 24 pikë.

Kurse te Trepça më të mirët ishin Dino Butorac me 21 pikë, Drilon Hajrizi me 18 pikë e 10 kërcime dhe Stavros Toutzaiarkis me 13 pikë e 12 kërcime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore