Jetesë & Stil

Priscilla Presley has në probleme me ligjin – për çfarë po akuzohet ajo?


Priscilla Presley është paditur nga një biznesmene e quajtur Brigitte Kruse, e cila tha se puna e saj për yllin parandaloi “shkatërrimin e saj financiar dhe sikletin publik”.

Kruse tha në dokumentet ligjore të shqyrtuara nga TMZ, transmeton AlbanianPost, se ajo dhe aktorja 78-vjeça në vitin 2022 krijuan një kompani Priscilla Presley Partners.

Në dokumentet gjyqësore, të cilat u depozituan shtatorin e kaluar, Kruse tha se ajo i dha menaxhimin Priscilla-s për biznesin dhe çështjet e saj personale në një kohë kritike kur fondet e personazhit të famshëm po mbaronin rrezikshëm.

Priscilla, nëna e të ndjerës Lisa Marie Presley dhe gjyshja e aktores Riley Keough, 34 vjeçe, kishte borxhe tatimore të papaguara prej 700 mijë dollarësh aso kohe, tha Kruse në gjykatë.

Po ashtu, Kruse tha se ish-gruaja e këngëtarit legjendar Elvis Presley kishte qenë rreth 60 ditë larg nga kolapsi financiar kur ajo u fut dhe rregulloi punët e saj.

Tutje, Brigitte Kruse i tha gjykatës se ajo shpenzoi “një sasi të konsiderueshme parash dhe kohe” duke punuar në projekte që Priscilla të përfitonte nga publiciteti i filmit biografik të Sofia Coppola,”Priscilla”, i cili u publikua në tetor të vitit 2023.

Kruse, e cila ka paditur për shkelje të kontratës, tha po ashtu se Priscilla në gusht të vitit 2023 i ndërpreu të gjitha kontaktet me të dhe nuk e ka kompensuar për paratë që ka bërë për projektet për të cilat kishte punuar.

Priscilla, e cila është parë në filma të tillë si trilogjia “The Naked Gun” dhe “The Adventures of Ford Fairlane”, ka paraqitur dokumente duke kërkuar që gjykata të rrëzojë padinë.

Avokati i Priscilla, Marty Singer tha se ylli pushoi së punuari me Kruse kur zbuloi se “Kruse dhe bashkëpunëtorja e saj po përpiqeshin të shpërdoronin pasuritë e zonjës Presley dhe po përfshiheshin në akte të tjera keqbërjeje”.

Singer tha se Priscilla “bëri pretendime të rëndësishme kundër Brigitte Kruse dhe Kevin Fialko për keqpërdorimin e qindra mijëra dollarëve shumë kohë përpara se të ngrihej kjo padi e çuditshme”.

“Ne parashikojmë plotësisht që klienti im do të shfajësohet dhe do të marrim një gjykim kundër tyre”, përfundoi Singer.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore