Princi William thotë se “Openneheimer” është filmi i preferuar i tij dhe se “Barbie-n” se ka parë akoma

SHFLETO
Labinot Nimani
19.02.2024 9:27
Loading Icons...

Princi William e ka shprehur hapur pëlqimin e tij ndaj filmit hit “Oppenheimer”, derisa morri pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BAFTA”.

Princi i Uellsit, 41 vjeç, mori pjesë në ceremoninë prestigjioze në mes të rimëkëmbjes së vazhdueshme të gruas së tij, Kate Middleton nga operacioni abdominal, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

“Unë jam një fans i madh i Christopher Nolan, kështu që do të jem i kënaqur nëse ai fiton. E dua ‘Oppenheimer’”, tha Princi William.

Ai i bëri komentet përpara ceremonisë, e cila u mbajt në Londër, teksa dëshira e tij u realizua, pasi “Oppenheimer” fitoi çmimin për filmin më të mirë dhe Nolan po ashtu u zgjodh si regjisori më i mirë.

Sa i përket filmit “Barbie”, siç duket princi, i cili është president i Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit që nga viti 2010, nuk e ka parë ende.

“Unë nuk e kam parë ende ‘Barbie’”, pranoi ai thuhet, “por unë dua ta shoh”, shtoi ai tutje.

Gjatë ceremonisë, e cila u drejtua nga aktori David Tennant, princi u ul pranë aktores Cate Blanchett.

Pas shfaqjes së çmimit, princi diskutoi një tjetër film të nominuar për “BAFTA” në listën e tij vëzhguese, dramën e Holokaustit “The Zone of Interest”, me regjisorin e tij, Jonathan Glazer dhe producentin, James Wilson.

“Është kaq e rëndësishme që të tregoni historinë për brezin e ardhshëm”, i tha William dyshes.

“Unë gjithmonë shqetësohem se çdo brez i ri që vjen duhet të dëgjojë këto histori për atë që ka ndodhur në të vërtetë”, shtoi ai.

Princi i Uellsit tha gjithashtu se do t’i duhej të shihte filmin – i cili ndjek historinë e një oficeri nazist të jetës reale dhe familjes së tij, të cilët jetojnë jashtë kampit të përqendrimit të Aushvicit.

Prezenca e  William në “BAFTA Film Awards” vjen pas operacionit të barkut të Kate, i cili u njoftua në një deklaratë nga Kensington Palace më 17 janar.

“Kirurgjia ishte e suksesshme dhe pritet që ajo të qëndrojë në spital për dhjetë deri në katërmbëdhjetë ditë, përpara se të kthehet në shtëpi për të vazhduar shërimin e saj”, thuhet në deklaratë.

“Bazuar në këshillat aktuale mjekësore, ajo nuk ka gjasa të kthehet në detyrat publike deri pas Pashkëve”, u tha tutje në deklaratë.

Çmimet “BAFTA 2024” u mbajtën në Royal Festival Hall në Londër.