Jetesë & Stil

Princesha Beatrice rrëfen problemet me disleksinë, mirëpret një fëmijë me çrregullim të tillë


Anëtarja e familjes mbretërore, Princesha Beatrice, së fundmi ka kujtuar fëmijërinë e saj jo të lehtë, kur po vuante nga disleksia, një çrregullim që përfshin vështirësitë e mësimit të gjuhës, ndikon në lexim, drejtshkrim e në të folur.

Por, të gjitha këto sfida duket ta kenë bërë Beatrice, akoma më të fortë, pasi që ajo ka thënë se do të ishte me fat nëse fëmija i saj do të lindte me një problem të tillë.

“Do të ishim me fat nëse çdo fëmijë i joni i ardhshëm do të kishte disleksi, do të ishte një ‘dhuratë ’për ne”, është shprehur princesha.

Thuhet, se Princesha Beatrice i ka bërë këto deklarata me qëllim të ndryshimit të gjykimit të njerëzve karshi kësaj diagnoze.

Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi

“Unë mendoj se duke pasur disleksi dhe duke reflektuar, tani në rrugën time të karrierës, ani pse këto probleme më parë kanë bërë njerëzit e tjerë të më shikojnë ndryshe dhe me paragjykim”.

“Burri im është gjithashtu disleksik, kështu që nuk do të shohim nëse do të bëjmë këtë bisedë sërish brenda pak muajsh, unë personalisht me të vërtetë e shoh këtë si një dhuratë”, shtoi Beatrice.

Një në pesë fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës besohet se ballafaqohet me problemin e disleksisë besohet se keni këtë gjë.

Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi

Ndryshe, muaj më parë, nga llogaria zyrtare e “Familjes Mbretërore” në Twitter është njoftuar se Princesha Beatrice është shtatzënë dhe pret fëmijën e parë nga martesa me bashkëshortin, Edoardo Mapelli Mozzi.

“Të dy jemi shumë të emocionuar që po fillojmë këtë aventurë jetese së bashku dhe mezi presim të martohemi. Ne ndajmë kaq shumë interesa dhe vlera të ngjashme dhe e dimë që kjo do të na mbajë si një çift shkëlqyeshëm në vitet në vazhdim, plot dashuri dhe lumturi”, thanë ata në një deklaratë.

Gjithashtu ky lajm “pozitiv”, pasoi ngjarjet e dhjetorit të vitit të kaluar, kur Princesha Beatrice dhe bashkëshorti i saj u përballën me akuza nga opinioni publik pasi që kishin thyer rregullat strikte të Coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, teksa u panë duke darkuar me 4 persona të tjerë, të gjithë nga familje të ndryshme.

Fëmija do të jetë stërnipi i 12-të i Mbretëreshës, pas fëmijës së dytë të Princit Harry dhe Meghan Markle që do të lind në verë.

Princesha Beatrice e Mozzi, u fejuan në shtatorin e 2019-tës, pas një lidhje krejtësisht të papritur

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore