Jetesë & Stil

Princesha Beatrice mirëpret në jetë fëmijën e parë


Princesha Beatrice ka lindur fëmijën e parë nga martesa me burrin e saj, Edoardo Mapelli Mozzi.

Princesha Beatrice dhe Eduardo Mapelli Mozzi

Fëmija më i madh i Princit Andrew dhe Sarah Ferguson mirëpriti vajzën e saj gjatë kësaj fundjave, ndërsa lindjen e ka kryer në spitalin e Westminster në Londër.

E porsalindura, emri e të cilës nuk u zbulua akoma, peshonte 2 kilogram e 700 gram, ndërkaq lajmin për ardhjen në jetë të anëtares më të re të familjes mbretërore e kanë dhënë vetë familja mbretërore e Britanisë së Madhe përmes një postimi në rrjete sociale.

“Gjyshërit dhe stërgjyshërit e foshnjës së re janë të gjithë të informuar dhe janë të kënaqur me lajmin”.

“Familja do të donte të falënderonte të gjithë stafin në spital për kujdesin e tyre të mrekullueshëm”, thuhej në njoftimin e familjes mbretërore.

Tutje, familja ka theksuar edhe fëmijën e dhëndrit të tyre, për të cilin u shpreh se çifti mezi po presin ta njoftojnë vajzën me të.

“Lartësia e saj Mbretërore dhe fëmija i saj janë të dy mirë dhe çifti mezi presin ta prezantojnë vajzën e tyre me vëllain e saj të madh, Christopher Woolf”, thuhej në njoftim.

Wolfie, siç njihet me nofkën, është djali 5-vjeçar i Mozzi dhe ish të fejuarës së tij, Dara Huang.

Ndërkaq, Beatrice, kishte njoftuar shtatzëninë e saj gjatë përvjetorit të tretë të martesës së Princit Harry me Meghan Markle.

Mozzi dhe Beatrice.

Madje, nga shumë media kjo u aludua si një përgjigje e Beatrice, pasi që Duka dhe Dukesha e Sussex-it thuhet se vodhën vëmendjen e, Princeshës Eugenie, në ditën e dasmës së saj duke njoftuar familjen se Meghan ishin shtatzënë me Archie.

Beatrice dhe zhvilluesi italian i pasurive të patundshme u martuan në korrik të vitit 2020 pasi fillimisht e shtynë dasmën e tyre për shkak të pandemisë Coronavirus.

Dasma në shkallë më të vogël, e cila nuk ishte paralajmëruar paraprakisht, u mbajt në “Kapelën Mbretërore të të Gjithë Shenjtorëve” në “Royal Lodge” dhe në të mori pjesë Mbretëresha Elizabeth II e Princi i ndjerë Philip si dhe anëtarë të ngushtë të familjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore