Shëndet

Prezervativët do të jenë falas për 18-25-vjeçarët në Francë


Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të enjten se nga 1 janari 2023, farmacitë do t’u shesin prezervativët të rinjve të moshës 18-25 vjeç falas.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

“Kondomët do të jenë falas në farmaci për 18-25-vjeçarët. Do të fillojë më 1 janar. Ky është një revolucion i vogël në parandalim”, tha Macron në një takim të Këshillit Kombëtar të Rimëkëmbjes kushtuar shëndetit të të rinjve.

Kreu i shtetit francez njoftoi një masë të re, duke folur për nevojën e kontracepsionit dhe parandalimin e përhapjes së HIV-it.

Vitin e kaluar, Franca miratoi kontracepsionin falas, si dhe kompensimin për një konsultë me një gjinekolog për gratë nën moshën 25 vjeç.

Kujtojmë se Asambleja Kombëtare e Francës – dhoma e ulët e parlamentit – hodhi hapin e parë drejt përcaktimit të të drejtës së abortit në Kushtetutë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore