Lajme

Pretendimi i Dodik-ut: Entitetet në Bosnje e Hercegovinë janë shtete


Millorad Dodik

Presidenti ultra-nacionalist i Republikës Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – Millorad Dodik, i ka thënë anëtarit boshnjak të presidencës trepalëshe të BeH-së, Denis Beçiroviç, se “kur ai tashmë po përpiqet t’i përmbahet Kushtetutës, ai duhet të lexojë se Republika Srpska, përveç BeH-së, ka sovranitet ndërkombëtar”.

“Sipas Kushtetutës së BeH, subjektet kanë të drejtën e marrëdhënieve të veçanta dhe paralele me vendet fqinje, kështu që Republika Srpska ka një marrëveshje të tillë me Serbinë dhe mund ta ketë edhe me vendet e tjera fqinje”, ka shkruar Dodik në Twitter.

Dodik potencoi se “Kushtetuta e BeH-së parasheh që subjektet mund të lidhin marrëveshje me shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare, me pëlqimin e Asamblesë Parlamentare dhe mund të rregullohet që një pëlqim i tillë nuk është as i nevojshëm”.

“Sovraniteti ndërkombëtar i Republikës Srpska konfirmohet edhe nga fakti se RS ka 15 vjet që i dërgon raportet e saj Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjë që as Sarajeva politike nuk mundi ta pengonte. Përkundrazi, ajo e drejtë e Republikës Srpska u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese e BeH”, pretendoi Dodik.

Ndërkaq, presidenti autoritar i RS-së deklaroi se “entitetet kanë pothuajse të gjithë sovranitetin e brendshëm, ndërsa BeH ka sovranitet të brendshëm të kufizuar sipas Kushtetutës së BeH – 10 juridiksione të numëruara, kryesisht disa politika, me sovranitet të caktuar ndërkombëtar”.

“Le të përsërisim – entitetet janë shtete, dhe Bosnja dhe Hercegovina, si një bashkim i dy entiteteve, është vetëm një ‘shtet i filanit’”, pohoi ai.

Beçiroviç: Dhuna ligjore nga autoritetet e RS s’duhet të tolerohet më

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore