Shqipëria

Pretendimet e SPAK në funksion të qëllimeve politike të Ramës bien poshtë , thotë Shkëlzen Berisha


Shkëlzen Berisha – djali i ish-kryeministrit Sali Berisha – ka bërë me dije se nuk i ka ardhur asnjë ftesë për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Këtë të enjte ishte parashikuar që ai të dëshmonte në lidhje me procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për çështjen e Gërdecit.

“Ne lidhje me disa raportime mediatike për ‘mos paraqitjen’ time si dëshmitar në gjykatë, më duhet të sqaroj se në asnjë adresë timen fizike apo elektronike nuk ka mbërritur asnjë ftesë për t’u paraqitur për të dëshmuar”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, pretendimet e SPAK që “janë qartazi në funksion të qëllimeve politike e mediatike të Edi Ramës, bien poshtë, si nga njoftimet e mëparshme që janë ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti që personalisht në dëshminë e dhënë para SPAK kam depozituar adresën e saktë si dhe numrin e telefonit”.

Po ashtu ai ka vijuar duke thënë se mbetet i hapur për t’u paraqitur konform ligjit me të marrë ftesën.

Gjyqi për Gërdecin/ Aldo Bumçi dëshmon në SPAK, Shkëlzen Berisha nuk paraqitet

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore