Pretendime për gjenocid në Ukrainë: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të mbajë seanca publike

SHFLETO
albanianpost
01.03.2022 21:39
Loading Icons...

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Kombeve të Bashkuara në Hagë do të mbajë seanca dëgjimore publike më 7-8 mars.

Kjo, në lidhje me veprimet ushtarake të Federatës Ruse në Ukrainë.

Kështu lexon mesazhi në web faqen e gjykatës.

“Pretendimi për gjenocid sipas Konventës për Parandalimin e Krimit të Gjenocidit dhe Ndëshkimit (Ukraina kundër Rusisë) – Aplikimi për Masa të Përkohshme – Gjykata do të mbajë seanca publike të hënën, më 7 mars dhe të martën, më 8 mars 2022” thuhet në deklaratën zyrtare.

Më 27 shkurt, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ngriti një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të Kombeve të Bashkuara.

Ukraina kërkonte që menjëherë të urdhërohej Federata Ruse të ndalonte armiqësitë.

“Ukraina ka ngritur zyrtarisht një padi kundër Federatës Ruse në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ne kërkojmë që Rusia të mbajë përgjegjësi për shtrembërimin e konceptit të gjenocidit për të justifikuar agresionin. Kërkojmë nga gjykata që menjëherë të urdhërojë Federatën Ruse të ndalojë armiqësitë dhe caktoni seancat dëgjimore që në fillim të javës së ardhshme”, theksoi Zelensky.