Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Singapor gjatë së cilës do të takohet me përfaqësues të lartë shtetëror, përfshirë presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugartnam dhe kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, ka njoftuar të hënën Presidenca e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.
Në kuadër të kësaj vizite, sipas njoftimit, presidentja Osmani do të marrë pjesë në Forumin Ekomomik të organizuar nga gjigandi amerikan “Bloomberg” në Singapor, ku do të jetë ndër folëset kryesore në këtë forum, i cili mbledh rreth vetes liderët më me ndikim në botë për të adresuar sfidat me të cilat përballet ekonomia globale.
“Forumi Ekonomik i Bloombergut është ndër forumet më të mëdha dhe më të rëndësishme ekonomike në botë, i cili mbledhë CEO nga kompanitë më të suksesshme botërore dhe liderë politik, për të diskutuar tejkalimin e sfidave globale në fushën e ekonomisë dhe krijimin e partneriteteve te reja”.
Gjatë kësaj vizite, presidentja Osmani bashkë më bizneset kosovare prezente në këtë forum, do të jenë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për tregtinë, investimet dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Singaporit, derisa do të flasë edhe për potencialin ekonomik të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit