Kosova

Presidentja e Komisionit Evropian, të mërkurën në Kosovë


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen do ta vizitojë Kosovën më 29 shtator.

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Ursula, programin e saj të vizitave në Ballkanin Perëndimor do e nis me 28 shtator në Shkup dhe Tiranë.

Ndërsa të nesërmen, ditën e mërkure Presidentja e Komisionit Evropian do të udhëtojë për në Prishtinë dhe më pas në kryeqytetin e Malit të Zi, e pasdite do ta vizitojë Beogradin.

Presidentja, vizitën e saj në rajon do e përfundoj të enjten në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kalendari në të cilën shihen ditët e vizitës së Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor

Vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor, Ursula von der Layen e kishte bërë të ditur në mes të muajit shtator.

“Para fundit të muajit shtator, unë do të udhëtojë në rajon për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit tonë në procesin e zgjerimit. Ne ua kemi borxh këtë të gjithë të rinjve që besojnë në të ardhmen në Evropë ”, kishte thënë ajo, raporton portali EWB.

Kjo vizitë vjen në prag samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet në Slloveni më 6 tetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore