Shqipëria

Presidenti shpall procedurën e plotësimit të vakancës në Kushtetuese – pesë ditë para vendimit për “Metën”


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka njoftuar gjatë së enjtes, shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo, me qëllim plotësimin e vakancës me mandat 9-vjeçar, që krijohet më 8 prill.

Kujtojë që më 18 janar 2022 – pesë ditë më vonë – do të jetë data kur do të shqyrtohet çështja për shkarkimin e Presidentit Meta.

Ndërkaq në njoftimin e Presidencës ravijëzohet se presidenti bën shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e “Vakancës së plotë”, me mandat 9-vjeçar, që krijohet më datë 08.04.2022.

Presidenti i Republikës ka ftuar çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë.

Referuar kjo, organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Të interesuarit duhet të paraqesin pranë Institucionit të Presidentit të Republikës dokumentacionin përkatës.

“Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm, është brenda datës 04 shkurt 2022. Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikantëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të institucionit të Presidentit të Republikës dhe me mjetet e informimit publik, si dhe menjëherë dosjet respektive për secilin aplikant do t’i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vlerësim sipas Kushtetutës dhe ligjit”, theksohet në njoftimin e Presidentit.

Shkarkimi i Metës nga Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë, Legjislatura e vjetër – IX-të –  më 9 qershor, ka shkarkuar zyrtarisht Metën, nga detyra e tij, pas katër vjetësh si kreu i shtetit.

Me vota 104 pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi e miratoi kërkesën e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës.

Për shkarkimin e tij të nevojshme ishin 94 vota pro, të cilat u tejkaluan.

Brenda pesë ditëve, fjala i kaloi Gjykatës Kushtetuese – e cila do të vendosë nëse Meta do të qëndrojë apo jo në detyrën e tij si kreu i shtetit, deri në përfundim të mandatit në korrik 2021.

Ky shkarkim i presidentit ishte i paralajmëruar, pas vendimit të mazhorancës për të ngritur një komision të posaçëm hetimor për shkarkimin e Metës.

Raporti i komisionit u miratua gjithashtu me 104 vota pro, duke i hapur rrugë votimit për pozitën e presidentit.

Votim që konfirmoi shifrat e raportit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore