Shqipëria

Presidenti Meta i dërgon shkresë Ramës, kontrollorët të kthehen në punë


Presidenti Ilir Meta foli në një konferencë me mediat lidhur me grevën e kontrollorëve të Albcontrol. Meta shtoi se situata, është përgjegjësi e të dyja palëve, si nga ana e kontrollorëve dhe deklaratat nga qeveria duke i cilësuar si lënie nervash.

Meta ka shtuar se ishte njohur me këtë problematikë të Sindikatës së Kontrollorëve Ajrorë, ndërsa për t’u informuar më mirë i ka pritur ata në një takim më 31 mars.

Më pas ai theksoi faktin se iu kishte kërkuar kontrollorëve që kishte pasur në takim që të mos linin në asnjë moment punën, duke rrezikuar kështu hapësirën tonë ajrore.

“Është një mesazh shumë i gabuar dhe një lënie nervash nga të dyja palët. Prej më shumë se 10 muajsh Sindikata për Kontrollorët Ajror ka ngritur pretendimet e saj zyrtare dhe me shkresa, jo ndaj zyrtarëve, por edhe ndaj institucioneve të tjera dhe partnerëve ndërkombëtar dhe institucioneve ndërkombëtare. Ato janë të vëmendshme për të gjitha situatat që lidhen me sistemin ajror”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore