Shqipëria

Presidenti letër Kryeministrisë për bashkitë pa kryetar


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar një shkresë zyrtare Kryeministrisë ku i kërkon informacion mbi numrin e bashkive të mbetura pa kryetar.

Kjo letër vjen pas përgjigjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri.

“Kush janë saktësisht ato njësi vendore në të cilat përgjatë kësaj periudhë 30 qershor 2019-janar 2022, sipas informacionit dhe vlerësimit tuaj Kryetarëve të Bashkisë u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme”, nënvizon Presidenca.

Ndër të tjera, kërkohet edhe shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit të tyre.

Apo edhe për plotësimin e këtyrë të fundit, për të cilat është i nevojshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e Bashkisë.

Kjo, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

KQZ

KQZ-ja, përmes një shkrese zyrtare, i ktheu më herët përgjigje presidentit Meta, sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Meta kishte kërkuar informacion nga KQZ-ja në lidhje me vakancat në pozicionet e kryetarëve të Bashkive.

Në përgjigje, KQZ shkruan se, Bashkitë pa kryetar janë Vora, Dibra dhe Shkodra, ndërsa nënvizon se, nuk ka dijeni për Lushnjën, Rrogozhinën dhe Durrësin, pasi duheshin informuar nga Këshilli i Ministrave.

“Kam kërkuar informacion për faktin se kush janë ato bashki në të cilat gjatë kësaj periudhe, sipas informacionit dhe vlerësimit, kryetarëve të bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme”, u shpreh Meta.

Ai i ka dërguar dhe një shkresë zyrtare komisionerit qendror të zgjedhjeve lidhur me këtë çështje.

Bashkitë që kanë mbetur pa kryetar janë ato të Shkodrës, Vorës, Durrës, Rrogozhinës, Dibrës dhe Lushnjës.

Aktualisht, Vora, Durrësi, Rrogozhina dhe Dibra drejtohen nga kryetar të emëruar dhe jo të zgjedhur.

Ndërsa Voltana Ademi në Shkodër vijon të mbajë mandatin përtej afateve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore