Lajme

Presidenti kroat ndalon fluturimin e avionëve ushtarakë mbi qytete


Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është edhe Komandant Suprem i Forcave të Armatosura, i ka dhënë urdhër të martën e 15 marsit shefit të Shtabit të Përgjithshëm, admiral Robert Hranj, që të ndalon fluturimet e avionëve ushtarakë mbi kryeqytetin Zagreb, por edhe mbi të gjitha qytetet e tjera të vendit.

“Presidenti Milanoviç urdhëroi shefin e Shtabit të Përgjithshëm që menjëherë të hetojë dhe të përcaktojë përgjegjësinë për ngacmimin e qytetarëve të Zagrebit”, thuhet në deklaratën e shërbimit për shtyp të presidentit kroat.

Ky njoftim erdhi menjëherë pas fluturimit të avionëve francez, të tipit Raphael mbi kryeqytet.

Ministria Kroate e Mbrojtjes njoftoi se si pjesë e aktiviteteve dypalëshe të planifikuara të Ushtrisë Kroate me Marinën Franceze, është zhvillua një stërvitje e përbashkët e pilotëve të Skuadronit 191-të Gjuajtës të Forcave Ajrore Kroate dhe pilotëve francezë Raphael nga aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle e cila ndodhet në Adriatik afër Dubrovnikut.

Fluturime të përbashkëta të MiG-21 kroat dhe Raphael-ve francez ishin kryen në hapësirën ajrore mbi Istria dhe Kvarner, Lika dhe Kordun, si dhe Rijeka, Pula dhe Zadar, dhe pasdite edhe mbi Zagreb.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, vizitoi sot aeroplanmbajtësen franceze pranë Dubrovnikut dhe theksoi se stërvitja e forcave ushtarake kroate dhe franceze dhe fluturimi i Raphael-ve francez mbi Kroaci, dërgoi një mesazh të partneritetit të fortë strategjik midis dy vendeve dhe sigurisë për shtetasit kroatë.

“Sot do të fluturojnë mbi Kroacinë dhe në atë mënyrë do të dërgojnë mesazhin e sigurisë, miqësisë dhe partneritetit mes Francës dhe Kroacisë dhe një mesazh sigurie për qytetarët kroatë, për çka i falënderoj ata”, ka thënë Plenkoviç, përcjellë Hina.

Ai shtoi se ishte pjesë e aktiviteteve të ndërmarra në nivel politik në marrëveshje me presidentin francez Emmanuel Macron, pas rrëzimit të një droni ushtarak të prodhimit sovjetik në Zagreb mbrëmjen e së enjtes së 10 marsit, ku kishte fluturuar nga Ukraina, përmes Rumanisë dhe Hungarisë.

Droni Tu-141 Swift i Tupole

Droni Tu-141 Swift i Tupolev ishte një dron zbulues sovjetik në shërbim të Ushtrisë së Kuqe Sovjetike dhe shumë prej aleatëve të saj të Traktatit të Varshavës dhe Lindjes së Mesme gjatë fundit të viteve 1970 dhe 1980.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore