Lajme

Presidenti i SHBA-së me avion privat supersonik


Presidentët amerikanë do të gëzojnë privilegjet e të pasurit për vete një avion privat supersonik.

Kontrata është fituar nga kompania Exosonic. Koncepti i avionit tip “jet”, do të ketë një motor supersonik “low-boom” Mach 1.8.

Në tërësi do të ketë 31 vende pasagjerësh. Ndërkohë, modeli i pasagjerëve nga e njëjta kompani, mban 70 pasagjerë. Karriget e zakonshme do të jenë të zëvendësuara me ndenjëse lëkure.

Në të do të përfshihen edhe suita për të punuar ose pushuar. Ai mund të quhet fare mirë edhe avioni i biznesit më luksoz në botë.

Pamjet nga modeli janë marramendëse dhe të bëjnë të ëndërrosh për një udhëtim në të.

Disa aspekte të reja teknologjike do të jenë të integruara në këtë avion. Ai mund të udhëtojë deri në 2 mijë e 222 kilometra brenda një ore. Një shpejtësi e tillë do të mundësonte fluturime në kohë rekord për presidentët amerikanë.

Avioni i parë pritet të jetë i disponueshëm rreth mesit të viteve 2030.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore