Sport

Presidenti i Lazio-s shpërthen ndaj tifozëve


Tifozët e të gjitha klubeve tashmë kanë filluar abonimet vjetore, por me Lazio-n jo gjithçka po shkon mirë.

Kur ka mbetur edhe më pak se një muaj deri te nisja e kampionatit, tifozët e Lazio-s kanë blerë vetëm 8 mijë e 500 abonime vjetore.

Lidhur me këtë, ka dhënë një deklaratë edhe presidenti i klubit, Claudio Lotito, i cili kritikoi ashpër tifozët e klubit të tij.

Gjëja që edhe më shumë e shqetëson atë, është fakti që rivalët e përbetuar të qytetit tashmë kanë blerë rreth 36 mijë abonime.

“Kemi ndërtuar një ekip të shkëlqyer, tani ju takon juve të bëni pjesën tjetër”, deklaroi fillimisht Lotito duke iu drejtuar tifozëve.

“Kur e keni ndarë mendjen për të bërë abonimet?! Kemi mbetur në kuotën e 8500 abonimeve, ndërkohë që Roma ka mbërritur në 36 mijë”, tha presidenti i Lazio-s.

Lotito komentoi më tej edhe situatën e Sergej Milinkovic-Savic, duke premtuar se mesfushori, një nga pikat më të forta të ekipit të Sarrit, nuk do të largohet nga Lazio.

“A do të qëndrojë Milinkovic-Savic? Kush tha se e kam nxjerrë në shitje? Jo, harrojeni. Nuk e shes këtë lojtar”, theksoi kreu i klubit kryeqytetas në kampin stërvitore ku Lazio po zhvillon fazën përgatitore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore