Kosova

Presidenti i KE-së: Tërhiqni policinë, largoni barrikadat


Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se është koha që Kosova dhe Serbia të tërhiqen në mënyrë që të shtensionohet situata në veri të Mitrovicës.

Ai përmes një postim në Twiter, ka kërkuar që të tërhiqet Njësia Speciale dhe Policia e Kosovës në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

“Është koha si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti të tërhiqen, duke përfshirë tërheqjen e Njësive Speciale të Policisë dhe barrikadat, dhe të vazhdojnë negociatat me përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak”.

 

Ndërsa ka bërë të ditur se është në kontakt të afërt me shefin e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Gjatë ditës së shtunë kanë ndodhur dy sulme në komunat veriore, përkatësisht në Zveçan dhe Zubin Potok.

Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan. Sipas hetimeve preliminare aty janë hedhur dy bomba dore, por të cilat “nuk kanë eksploduar”.

Djegëja në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar për në orët e mbrëmjes mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Ai këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, duke u deklaruar rreth tensioneve të krijuara në veri.

Në konferencë për media kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën ka thënë se vënia e zjarrit në zyrat komunale në Zubin Potok dhe Zveçan është si veprim kriminal që vjen “nga deklarata nxitëse në Beograd”.

Nga ana tjetër, Qeveria Kosovës ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në mbledhje është shqyrtuar situata e sigurisë në Republikën e Kosovës “pas fillimit të zbatimit të vendimit për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë”.

Gjithashtu bëhet e ditur se është diskutuar edhe koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend, thuhet në njoftim.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore