Premier Ligë: Liverpool-i fiton ndeshjen e dytë në tetë takime me Wolves

SHFLETO
albanianpost
16.03.2021 21:00
Loading Icons...

Ndeshja e ditës së dielë e Premier Ligës midis Wolves dhe Liverpool-it, përfundoi me rezultatin 0 – 1.

Më në fund, Liverpool-i po rikthehet aty ku normalisht i takonte. Kjo është fitorja e dytë e tyre në tetë ndeshjet e fundit të kampionatit anglez.

Diogo Jota shënoi një dhe të vetmin gol për Të Kuqtë në minutën ë dytë shtesë nga përfundimi i kohës së rregullt të pjesës së parë.

Me +3-shin e fituar, Liverpool renditet në vend të gjashtë të klasifikimit dhe vetëm pesë pikë larg Chelsea-t, të cilët gjenden në vend të katërt. Manchester City duket e pakapshme në kokën e renditjes me 71 pikë.

Jurgen Klopp, traineri i Liverpool-it, theksoi faktin se sa rëndësi ka për ekipin të veshë mendësinë e fituesit:

“Bëhet fjalë vetëm për rezultatin – tha Klopp për Sky Sports dhe vijoi më tej me – Ishte një ndeshje e madhe. Fituam tre pikë ‘të pista’ dhe unë jam në rregull me këtë për aq sa kohë sa na do mund të na fusë sërish në binarë”.

Sulmuesi 24 vjeçar nga Portugalia, Diogo Jota, nuk ka qenë i pranishëm për më shumë se një muaj me Të Kuqtë. Në fakt, ai bëri paraqitjen e tij të parë pas kësaj mungese në ndeshjen e 4 marsit – Liverpool v Chelsea. Chelsea fitoi atë mbrëmje me rezultatin 0 – 1.