Sport

Premier League zbut penalizimin ndaj Evertonit


Everton-i ka parë zbritjen e tyre prej 10 pikësh për shkeljen e rregullave të përfitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier League (PSR) të reduktuar në 6 pikë pas një apeli.

Pasi u zbritën fillimisht 10 pikë në nëntor për shkelje gjatë sezonit 2021-22, Everton-i tani është ngjitur në vendin e 15-të në tabelë dhe ka 25 pikë.

Një deklaratë në faqen e internetit të klubit thoshte: “Everton mund të konfirmojë se Bordi i Apelit ka arritur në përfundimin se zbritja e pikëve e vendosur nga një komision i pavarur i Premier League në nëntor të reduktohet nga 10 pikë në 6 pikë, me efekt të menjëhershëm”.

“Ndërsa Klubi është ende duke e përpunuar vendimin e Bordit të Apelit, ne jemi të kënaqur që ankesa jonë ka rezultuar në uljen e sanksionit të pikëve”, vijonte deklarata e klubit të Premier League.

“Toffees” postuan humbje financiare marramendëse prej gati 372 milionë paundësh gjatë një periudhe trevjeçare.

Kjo është më shumë se 250 milionë paund mbi atë që udhëzimet e Premier League i lejojnë klubet të humbasin gjatë një harku kohor trevjeçar.

Rregullat financiare u liruan nga Premier League gjatë Covid me të gjitha klubet që vuajtën nga pandemia për sa i përket faturave dhe mundësive komerciale. Por Covid e goditi Everton-in më shumë se shumica, ndërsa ata gjithashtu theksojnë pushtimin rus të Ukrainës si një faktor tjetër ndikues.

Kjo pati një ndikim të drejtpërdrejtë në financat për shkak të marrëveshjeve tregtare të pezulluara, por edhe një paramarrëveshje për të drejtat e emrit në Bramley Moore Dock me “USM” të oligarkut rus Alisher Usmanov, e cila nuk u realizua kurrë për shkak të sanksioneve.

Zyrtare: Evertonit i hiqen 10 pikë nga renditja për thyrjen e rregullave financiar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore